KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vëllezërit problematikë të kryeministrave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Vëllezërit problematikë të kryeministrave
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitikeRajoni

Vëllezërit problematikë të kryeministrave

Përditësimi i fundit: 9 Nëntor, 2026 2:27 pm
265 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Nga Gjergj Zefi

 

Në Ballkan dhe më tej, pushteti shpesh nuk mbaron te zyra e kryeministrit apo presidentit. Rreth tij krijohen lidhje familjare, interesa ekonomike dhe marrëdhënie ndikimi që e vënë në provë pavarësinë e drejtësisë. Historia e vëllezërve të disa prej liderëve më të fuqishëm të rajonit e dëshmon sa e ndjeshme është kjo marrëdhënie.

Në Hungari, pas largimit të Viktor Orbán nga pushteti, emri i vëllait të tij, Áron Orbán, është rikthyer në qendër të vëmendjes. Mediat hungareze raportojnë për një operacion policor lidhur me dyshimet për trafikim qëniesh njerëzore dhe një skemë vizash për shtetas vietnamezë. Ndalimi i tij është raportuar, megjithëse konfirmimi zyrtar me emër mbetet për t’u verifikuar. Koha e operacionit, pas ndryshimit të qeverisë, ngre pikëpyetje për mënyrën si janë trajtuar më parë këto dyshime.

Në Serbi, Andrej Vuçiç, vëllai i presidentit Aleksandar Vuçiç, është përmendur në akuzat politike rreth aferës së kanabisit “Jovanjica”, ku dolën në dritë edhe lidhje të të akuzuarve me pjesëtarë të strukturave shtetërore. Prokuroria deklaroi se nuk kishte gjetur prova për përfshirjen e Andrej Vuçiçit. Çështja vazhdon të jetë pjesë e debatit mbi marrëdhëniet mes politikës, sigurisë dhe krimit të organizuar në Serbi.

Në Mal të Zi, Aco Gjukanoviç, vëllai i ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Milo Gjukanoviç, ndërtoi një perandori biznesi gjatë viteve të pushtetit të familjes. Banka e tij, Prva Banka, përfitoi në vitin 2008 një ndihmë shtetërore prej 44 milionë eurosh. Investigimet ndërkombëtare ngritën dyshime serioze për marrëdhëniet mes bankës, familjes Gjukanoviç dhe institucioneve shtetërore. Pas ndryshimit të pushtetit, pozita e bankës u dobësua.

Në Shqipëri, Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, u akuzua nga media për lidhje me laboratorin e kokainës në Xibrakë. SPAK-u njoftoi në janar 2025 se nuk kishte gjetur prova që e lidhnin me veprimtarinë kriminale. Media dhe opozita e kundërshtuan përfundimin, ndërsa çështja mbeti një tjetër përplasje mbi besueshmërinë dhe pavarësinë e drejtësisë.

Natyrisht, akuzat nuk janë prova fajësie dhe katër rastet kanë dallime të qënësishme juridike. Askush nuk mund të dënohet për shkak të mbiemrit. Por edhe mbiemri i kryeministrit apo presidentit nuk duhet të shërbejë si mburojë përballë hetimit.

Problemi më i madh i demokracive të rajonit është dyshimi se drejtësia bëhet më e guximshme kur kryeministrat humbasin pushtetin. Kjo nuk provohet thjesht nga koha e një arrestimi apo nga mbyllja e një dosjeje, por kërkon shqyrtimin e mënyrës si janë zhvilluar hetimet.

Nëse institucionet kanë vepruar me të njëjtën vendosmëri ndaj të fuqishmëve dhe qytetarëve të zakonshëm, ato duhet të jenë në gjendje ta dëshmojnë.

Nga Budapesti në Beograd, nga Podgorica në Tiranë, historia duket se përsëritet me një ngjashmëri shqetësuese. Për sa kohë vëllezërit e pushtetarëve kanë pas vetes hijen e rëndë të pushtetit, akuzat përfundojnë shpesh në sirtarët e prokurorive, ndërsa hetimet nuk arrijnë të zbardhin dyshimet. Kur pushteti ndryshon duar, ndryshon edhe guximi i atyre që duhet të zbatojnë ligjin. Dosjet rihapen, dëshmitarët flasin dhe faktet e dikurshme shihen me një sy tjetër.

A mungonin vërtet provat, apo prokurorëve u mungonte guximi për t’i kërkuar? Dhe, mbi të gjitha, a duhet të presë drejtësia rënien e një kryeministri që të guxojë të hetojë vëllain e tij?

 

Marrë nga Pamfleti.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Auron Tare: “Ajo që ndodh në Butrint, më e rëndë se Zvërneci”
Artikulli tjetër Pse votuesit në mbarë botën po dynden drejt kutive të votimit?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.