KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kërkojnë provimin 100% në shqip, kryeministri kundërshton
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kërkojnë provimin 100% në shqip, kryeministri kundërshton
AnalizeKomentKryesorePolitikeRajoniSociale

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kërkojnë provimin 100% në shqip, kryeministri kundërshton

Përditësimi i fundit: 10 Nëntor, 2026 8:36 am
121 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Debati për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut vijon të mbetet i pazgjidhur, ndërsa qëndrimet e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe zv.kryeministri Bekim Sali, nuk kanë arritur të bindin studentët shqiptarë.

Mickoski ka bërë të qartë se provimi nuk do të zhvillohet tërësisht në gjuhën shqipe, duke propozuar që vetëm pjesa teorike të mund të jepet në gjuhën në të cilën kandidatët kanë përfunduar studimet. Ndërsa pjesa praktike, që përfshin simulimin e procedurave gjyqësore penale dhe civile, sipas tij, duhet të zhvillohet në gjuhën maqedonase.

Sipas propozimit të kryeministrit, kandidatët do të kenë mundësi të testohen në shqip, turqisht ose anglisht për pjesën teorike, por jo për të gjithë provimin.

Ky qëndrim nuk përmbush kërkesën kryesore të rreth 400 studentëve shqiptarë, të cilët kërkojnë që provimin e jurisprudencës ta zhvillojnë plotësisht në gjuhën shqipe, ashtu siç kanë ndjekur edhe studimet universitare.

Nga ana tjetër, zv.kryeministri i parë, Bekim Sali, ka deklaruar se qeveria është duke punuar për zgjidhjen e kësaj çështjeje, duke theksuar se vendimi nuk do të kufizohet vetëm te provimi i jurisprudencës, por do të përfshijë edhe provimet e tjera profesionale.

Sali ia ka atribuuar përgjegjësinë për situatën qeverisjes së kaluar, duke pretenduar se ekzekutivi aktual po përpiqet të korrigjojë padrejtësitë ndaj studentëve.

Ai ka siguruar se zgjidhja e propozuar është në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, ndërsa është shprehur i gatshëm për vazhdimin e dialogut me studentët, fakultetet juridike dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Megjithatë, deri më tani nuk është bërë e ditur se kur pritet të merret një vendim përfundimtar.

Përfaqësuesi i studentëve, Mevlan Ademi, ka bërë të ditur se ata janë të gatshëm të vazhdojnë bisedimet me institucionet, por kërkojnë argumente të qarta juridike, përgjegjësi dhe afate konkrete.

“Nuk kërkojmë zgjidhje të pjesshme, por të drejtën e plotë”, shprehen studentët.

Ademi e ka cilësuar propozimin e fundit si një përparim në krahasim me variantet e mëparshme, por ka theksuar se ai nuk e zgjidh plotësisht problemin.

Sipas tij, studentëve ende nuk u është shpjeguar bindshëm se përse provimi nuk mund të zhvillohet 100 për qind në gjuhën shqipe dhe pse kandidatëve nuk u lejohet të paktën të japin përgjigjet në shqip gjatë pjesës praktike.

Një tjetër shqetësim është koha e nevojshme për zbatimin e propozimit. Sipas Ademit, edhe në rastin më optimist, procesi mund të zgjasë më shumë se një vit.

Ai ka shprehur gjithashtu kundërshtimin ndaj mundësisë që çështja të dërgohet për shqyrtim në Komisionin e Venecias, pasi kjo mund të sjellë vonesa të tjera.

Në debat është përfshirë edhe ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, i cili ka propozuar që 84 për qind e provimit të zhvillohet në gjuhën shqipe.

Megjithatë, sipas studentëve, ky propozim është vënë në pikëpyetje nga kryeministri Mickoski vetëm një ditë më vonë, duke krijuar paqartësi për qëndrimin përfundimtar të qeverisë.

Studentët kërkojnë garanci konkrete se cilin propozim do të mbështesin institucionet dhe kur do të nisë zbatimi i tij.

Çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është ngritur që në nëntor të vitit 2024 dhe mori vëmendje më të madhe në fillim të këtij viti, kur rreth 400 studentë nga Universiteti i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti “Nënë Tereza” dorëzuan peticion në institucionet përkatëse.

Deri më tani, studentët kanë organizuar dy protesta, duke kërkuar respektimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe të drejtën për ta dhënë provimin në gjuhën shqipe.

 

Marrë nga Portalb.mk

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Policia e Shtetit ngre alarmin për mashtrime me SMS
Artikulli tjetër uxheti i arsimit të lartë rritet me 3.8 miliardë lekë, universitetet kërkojnë më shumë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.