KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fytyra tjetër e SPAK-ut, me Benet Becin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > Fytyra tjetër e SPAK-ut, me Benet Becin
FokusKorrupsionKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Fytyra tjetër e SPAK-ut, me Benet Becin

Përditësimi i fundit: 10 Nëntor, 2026 9:44 am
226 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një sy qorr për mesazhet kompromentuese me tenderat dhe një vesh shurdh për implikimin e Benet Becit në një aferë korrupsioni në Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare; kështu mund të lexohet kërkesa e SPAK-ut për Benet Becin, aktualisht kryetar i bashkisë së Shkodrës.

Prokuroria pretendon se e gjeti fajtor dhe kërkon dënimin e tij për shkeljen e barazisë në tendera, shoqëruar me një kërkesë drejtuar gjykatës që ai të mos shkojë në burg.

Pretenca është dy vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbresin në një vit e katër muaj. Më pas kërkohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vendosja e Becit në shërbim prove për katër vite. Vendimin do ta marrë gjykata, por prokuroria e ka thënë qëndrimin e saj: fajësi po, burg jo.

Bisedat mes Benet Becit me Ervis Berberit për vjedhjen me tenderat

Allishverishet ku ishte përfshirë Benet Beci gjatë kohës që drejtonte KESH-in dolën gjatë hetimit të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi. Ndër mesazhet e ruajtura në telefonin e bashkëshortes së Berberit, hetuesit mbërritën te një tender i KESH-it, institucion që në atë kohë drejtohej nga Benet Beci.

Komunikimet u gjetën në telefonin e Adela Rukos, bashkëshortes së Berberit dhe kryetares së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Aty flitej për  një tender që kishte objekt zhvillimin strategjik të sektorit energjetik me fond limit 69,5 milionë lekë.

Benet Becit i ishte propozuar që studimin për strategjitë energjitike të Shqipërisë do ta bënin një grup profesorësh të Harvardit. Por në telefonin që gjetën agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në shtëpinë e Ervis Berberi ishte ruajtur edhe mesazhi që i kishte dërguar Benet Becit duke i propozuar të ndanin një pjesë të parave me njëri-tjetrin: “500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë euro për ne me dy klasë shkollë”.

Dyshimet për abuzime në lidhje me këtë tender ishin ngritur edhe përpara zbulimit të komunikimeve.

Sipas raportit të KLSH-së për këtë tender, në garë kishte marrë pjesë vetëm një kompani, me ofertë pranë fondit limit. Audituesit kishin vënë në diskutim nevojën për studimin, pasi ekzistonte një strategji e sektorit energjetik e hartuar më parë.

SPAK hetoi për disa vite kreun e Bashkisë së Shkodrës për shkelje të barazisë në tendera, në bashkëpunim dhe për këtë akuzë kërkon sot shmangien e burgut.

Standardet e SPAK nga një emër te tjetri

Pezullimi i dënimit është një mundësi që prokurorit ia njeh ligji, por thënë këtë, nuk mund të mos bjerë në sy kontrasti me arrestimet dhe gati linçimet që kanë prodhuar hetimet e SPAK ndaj ish-zyrtarëve të tjerë, por edhe drejtuesve të opozitës.

Pavarësisht se rrethanat dhe veprat penale janë të veçanta për çdo dosje, trajtimi që i bëhet një pjese të të pandehurve dallon në mënyrë flagrante me atë që i bëhet disa të tjerëve.

Për drejtuesit e opozitës dhe disa ish-zyrtarë të mazhorancës, publiku është mësuar me pranga, kontrolle dhe vite paraburgimi, ndërsa për Becin, SPAK kërkon që burgu të mbetet në letër edhe pse ai është konsideruar fajtor. Me pak fjalë, ligji mbetet i barabartë për të gjithë, ndërsa rehatia shqyrtohet rast pas rasti.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çmimet rriten sërish, Inflacioni kërcen në tetor në 3.4%
Artikulli tjetër Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.