Lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, goditja e organizatave kriminale dhe përfshirja e të miturve në këto të fundit, ishin në fokus të konferencës së përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza-s italiane.
Drejtori i Policisë, Skënder Hita, bëri të ditur se gjatë vitit 2026 janë zhvilluar 31 operacione, ndërsa theksoi se synimi është goditja e të gjithë zinxhirit kriminal, nga financimi dhe kultivimi deri te shitja dhe trafikimi i drogës.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Guardia di Finanza-s tha se është intensifikuar monitorimin ajror në Shqipëri përmes helikopterëve të pajisur me sensorë modernë, duke identifikuar parcela të dyshuara edhe në zonat e thella malore.
Autoritetet italiane bëjnë me dije se trafikantët po zhvendosin kultivimet në territore më të izoluara për t’iu shmangur kontrolleve, por falë mjeteve të duhura është bërë më i lehtë lokalizimi i tyre.
Në fjalën e tij, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke thënë se lufta kundër krimit të organizuar nuk është garë statistikash, por detyrim për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe përmbushjen e objektivit të integrimit europian.
Ai theksoi se siguria është një kusht i domosdoshëm për zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin europian të Shqipërisë, duke shtuar se vendi duhet të kontribuojë edhe në sigurinë e Bashkimit Europian.
Marrë nga Dosja.al