KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Të akuzuar në dosjen e Erion Veliajt/ Më 25 nëntor shpallet dënimi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Të akuzuar në dosjen e Erion Veliajt/ Më 25 nëntor shpallet dënimi
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Të akuzuar në dosjen e Erion Veliajt/ Më 25 nëntor shpallet dënimi

Përditësimi i fundit: 10 Nëntor, 2026 1:50 pm
270 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Gjykata e Posaçme është tërhequr në dhomën e këshillimit për të marrë vendimin lidhur me të bashkëpandehurit e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Mes tyre është edhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, ndërsa ata po gjykohen veçmas në një proces me gjykim të shkurtuar. Bëhet me dije se vendimi për ta do të shpallet në datën 25 nëntor, në orën 15:30. Ndërsa për 19 të pandehurit e tjerë, mes të cilëve Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, seanca e radhës do të jetë më 17 nëntor.

Për ish-deputeten e PS, Klotilda Bushka e cila akuzohet për pengim të drejtësisë, SPAK ka kërkuar dënimin me 600 mijë lekë gjobë e ulur në 400 mijë lekë për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ndërsa për disa të tjerë ka kërkuar pezullim të dënimit ose vendosjen në shërbim prove. Nga të gjithë të pandehurit në këtë çështje, SPAK ka kërkuar burg vetëm për biznesmenin Elman Abule. Në kuadër të këtyre hetimeve për Flutura Xhani të akuzuar për deklarim të rremë është kërkuar 40 mijë lekë gjobë, për Frosina Bollo të akuzuar për korrupsion u kërkuan 8 muaj burg dhe pezullimi kësaj mase. Gjithashtu është kërkuar edhe një gjobë prej 330 mijë lekë për OJF-në e saj, “Frobolus”.

Për biznesmenin Fatmir Bektashi, u kërkua deklarimi fajtor për korrupsion aktiv dhe dënimi tij përfundimtar me 8 muaj burg. Ndërsa për Ina Goxhajn është kërkuar 8 muaj burg për korrupsion dhe 4 vjet e 8 muaj heqje lirie për pastrim parash. Por, pas kësaj u kërkua pezullimi i dënimit dhe vendosja e saj në shërbim prove për pesë vjet. Për Adela Kondakçiu të akuzuar për pastrim parash u kërkua masa 4 vjet e 8 muaj burg dhe në përfundim përjashtimi nga dënimi. Ndaj ish-punonjësit të policisë, Fatjon Baçi i cili akuzohet se i dha në mënyrë të paligjshme një telefon Veliajt, u kërkua dënimi me 3 vjet e 4 muaj burgim dhe në përfundim pezullimi e vendosja në shërbim prove për një periudhë 4-vjeçare.

Për çfarë akuzohet Veliaj?

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Prapaskenat për vendet kandidate për anëtarësim në BE
Artikulli tjetër Kërkojnë uljen e taksave, taksistët paralajmërojnë protestë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.