KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pazari 5-miliardë i naftës/ Rama përgatit kalimin e “Bankers”, te izraelitët e “Delek”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pazari 5-miliardë i naftës/ Rama përgatit kalimin e “Bankers”, te izraelitët e “Delek”
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Pazari 5-miliardë i naftës/ Rama përgatit kalimin e “Bankers”, te izraelitët e “Delek”

Përditësimi i fundit: 10 Nëntor, 2026 2:01 pm
253 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në qershor 2025, pas 21 vitesh gjatë të cilave “Bankers Petroleum” dyshohet se kreu abuzime pa u ndëshkuar, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e kallëzoi kompaninë në Prokurorinë e Fierit. Kallëzimi fliste për një dëm prej 5 miliardë eurosh, të shkaktuar përmes evazionit fiskal, dokumenteve tatimore dhe doganore të falsifikuara, bilanceve dhe kontratave të rreme, si dhe pagesave fiktive.

Dy javë pas kallëzimit, më 5 korrik 2025, prokuroria njoftoi se kishte kryer veprimet hetimore dhe kishte arrestuar administratorin kinez të “Bankers”, Hongping Xiao. Çështja mbeti pezull deri më 5 tetor 2025, kur prokuroria ia kaloi për kompetencë SPAK-ut.

Hongping Xiao u lirua më 7 janar 2026. Autoritetet nuk i sekuestruan llogaritë e “Bankers”, megjithëse kallëzimi pretendonte një dëm prej 5 miliardë eurosh. Ato nuk vendosën nën sekuestro as aktivitetin koncesionar, ndonëse puset dhe burimet nëntokësore janë pronë e shtetit shqiptar.

Në pamje të parë, gjithçka ngjan me një procedurë penale rutinë. Pas hetimeve, arrestimeve, lirimeve të shpejta dhe mungesës së sekuestros financiare e koncesionare, sipas informacioneve të “Pamfletit”, qëndron një skenar i rakorduar nga kryeministri Edi Rama për ta kaluar koncesionin e “Bankers” në duart e grupit izraelit “Delek”.

Pazari dyshohet se nisi në dhjetor 2015. Gjatë një vizite në Izrael, Edi Rama deklaroi se qeveria shqiptare kishte arritur një marrëveshje me kompaninë “Navitas Petroleum Limited”, të lidhur në atë periudhë me grupin “Delek”, për kërkimin dhe shfrytëzimin e naftës e të gazit në Shqipëri.

Dokumentet zyrtare tregojnë se më 5 gusht 2015, pesë muaj përpara deklaratës së Ramës në Izrael, autoritetet shqiptare i kishin dhënë grupit “Delek” të drejtën për zonën naftëmbajtëse dhe gazmbajtëse të Dumresë. Në dhjetor 2019, kjo e drejtë i kaloi kompanisë italiane “ENI”.

Në mars 2016, sipas burimeve të “Pamfletit”, Edi Rama dhe koncesionarët kanadezë ranë dakord që “Bankers” të kalonte te “Delek Group”. Skema parashikonte një fazë të ndërmjetme, ku kompania kineze “Geo-Jade Petroleum Corporation” do të shfaqej si blerëse formale, ndërsa grupi izraelit do të merrte kontrollin faktik pas tetë vitesh.

Synimi i kësaj skeme ishte që “Delek”, krahas zonës së naftës dhe gazit në Dumre, të merrte edhe fushën e Patos-Marinzës që shfrytëzon “Bankers”. Në këtë mënyrë, grupi izraelit do të krijonte një zonë të madhe koncesionare me afat 30-vjeçar.

Kinezët, sipas të njëjtave burime, nuk e respektuan marrëveshjen dhe refuzuan ta dorëzonin koncesionin në vitin 2024. Pikërisht atëherë, Tatimet, të cilat nuk kishin ndërhyrë gjatë viteve kur kompania dyshohet se shmangu miliarda euro detyrime nga nafta, morën urdhër të kallëzonin drejtuesit e “Bankers”.

Gjykata i liroi drejtuesit e kompanisë, ndërsa hetimi penal ra në heshtje. Kompania kineze vazhdon të nxjerrë dhe të shesë naftë, pa paguar, sipas denoncimit, detyrimet fiskale dhe pjesën e fitimit që i takon shtetit shqiptar.

Kjo situatë pritet të vazhdojë deri në momentin kur koncesioni do t’i kthehet Ministrisë së Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Më pas, këto institucione pritet t’ia kalojnë grupit izraelit për 30 vjet.

Afati 25-vjeçar i koncesionit të “Bankers” përfundon në korrik 2029. Sipas informacioneve të “Pamfletit”, kompania kineze do ta dorëzojë atë në qershor 2027. Në këmbim, Edi Rama dyshohet se u ka garantuar drejtuesve të saj mbylljen e çështjes penale dhe heqjen e detyrimeve financiare ndaj shtetit.

“Delek Group”, ku Yitzhak Tshuva kontrollon 50.4 për qind të aksioneve, nuk kufizohet vetëm te nafta dhe gazi. Grupi ka interesa edhe në sektorin e pagesave elektronike përmes lidhjeve me “Isracard”. Fijet e këtij aktiviteti lidhen, sipas informacioneve, me “Jet Bank”, një kompani e parasë elektronike në Shqipëri, me pronar izraelitin Idan Avishai.

Përveç koncesionit të “Bankers”, “Delek Group” po zhvillon bisedime me qeverinë shqiptare, përmes Ministrisë së Bujqësisë, për një paketë investimesh në rreth 30 mijë hektarë tokë bujqësore shtetërore. Projekti parashikon një kontratë 99-vjeçare në disa zona që qeveria i konsideron prioritare.

Paketa përfshin ferma bujqësore në natyrë dhe në sera, kontroll të përqendruar mbi eksportin e produkteve bujqësore, impiante fotovoltaike, qyteza të reja dhe struktura agroturistike.

Nëse kjo skemë konkretizohet, grupi izraelit nuk do të marrë vetëm koncesionin më të madh të naftës në Shqipëri. Ai do të shtrihet njëkohësisht në energji, pagesa elektronike, bujqësi, eksport, fotovoltaikë dhe agroturizëm, mbi pasuri publike që qeveria shqiptare synon t’ia japë për disa dekada.

 

Marrë nga Pamfleti.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kërkojnë uljen e taksave, taksistët paralajmërojnë protestë
Artikulli tjetër Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.