KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më
AnalizeEkonomiFokusKryesoreSocialeZhvillim

Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më

Përditësimi i fundit: 10 Nëntor, 2026 2:06 pm
185 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Bizneset që përjashtohen nga tenderat me vendim të Agjencisë së Prokurimeve Publike nuk do ta kenë më luksin të rikthehen nga dera e prapme përmes gjykatave.

Bashkimi Europian i ka imponuar qeverisë shqiptare një ndryshim në Ligjin e Prokurimeve Publike, i cili mbyll një shteg të madh abuzimi, që ndodhte shpesh në Shqipëri. Rikthimin e kompanive të përjashtuara në proçedurat e prokurimit duke rrëzuar përjashtimin në gjykata.

Bëhet fjalë për shtimin e thjeshtë të lidhëzës “ose” në Nenin 78 të ligjit të prokurimeve. Ky ndryshim teknik vjen si një përgjigje direkte ndaj një sfilate vendimesh absurde të Gjykatave Administrative, të cilat në vitet e fundit kanë rrëzuar masën e përjashtimit ndaj kompanive që manipulonin garat publike.

Burokracia që pasuronte mashtruesit
Deri më sot, sa herë që Autoriteti i Prokurimit Publik kapte një kompani me dokumente të falsifikuara, me bilance të rreme apo me përvojë të shpikur dhe e fuste atë në “Listën e Zezë”, pronarët e bizneseve i drejtoheshin gjykatës.

Gjykatat Administrative, përmes një interpretimi të qëllimshëm burokratik, i shpëtonin ato duke argumentuar se ligji ekzistues kërkonte që shoqëria të kishte kryer dy shkelje njëkohësisht: edhe keqinformimin, edhe paraqitjen e dokumenteve të rreme. Nëse kompania kishte bërë vetëm njërën, gjykatat urdhëronin APP-në t’i kthente ato sërish në garat e parave publike.

Tashmë, me formulimin e ri, mjafton që një kompani të kryejë qoftë edhe njërën nga shkeljet – ose të keqinformojë, ose të paraqesë një dokument të rremë – që të fluturojë menjëherë nga sistemi dhe të bllokohet për një periudhë të gjatë nga të gjitha tenderat në Republikën e Shqipërisë.

Goditje edhe “Karteleve” pa pritur gjykatat
Paralelisht, ligji i ri heq një tjetër pengesë të madhe që lidhet me marrëveshjet e fshehta (kartelat) midis kompanive. Nëse Autoriteti i Konkurrencës zbulonte se dy kompani ishin marrë vesh në prapaskenë për të paracaktuar fituesin e një tenderi, ato sërish nuk përjashtoheshin dot nga APP-ja nëse vendimi nuk merrte “formë të prerë” në gjykatë – një proces që zgjaste me vite të tëra.

Projektligji i vitit 2026 e fshin togfjalëshin “të formës së prerë”, duke i dhënë të drejtë shtetit të bllokojë menjëherë firmat abuzuese sapo institucioni kompetent të ketë faktuar marrëveshjen monopol.

Ky ndryshim radikal është pjesë e paketës së emergjencës për hapjen e negociatave me BE-në për grup-kapitullin “Themeloret”. Brukseli e ka bërë të qartë: pa një “Listë të Zezë” funksionale dhe pa ndëshkimin e pastër të mashtrimit, Shqipëria nuk mund të aspirojë integrimin evropian.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pazari 5-miliardë i naftës/ Rama përgatit kalimin e “Bankers”, te izraelitët e “Delek”
Artikulli tjetër Gjykata e Strasburgut i jep të drejtë Fredi Belerit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.