KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 15 familjet e prekura nga shpërthimi në Elbasan përfitojnë bonus qiraje, për një vit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > 15 familjet e prekura nga shpërthimi në Elbasan përfitojnë bonus qiraje, për një vit
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

15 familjet e prekura nga shpërthimi në Elbasan përfitojnë bonus qiraje, për një vit

Përditësimi i fundit: 10 Nëntor, 2026 2:26 pm
176 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

15 familjet që mbetën pa banesa pas shpërthimit të bombolës së gazit në një pallat pesëkatësh në Elbasan do të përfitojnë bonus qiraje për një periudhë njëvjeçare. Mbështetja financiare mund të zgjatet deri në momentin kur banorët të kenë mundësi të rikthehen në banesat e tyre.

Vendimi u miratua këtë të martë nga Këshilli Bashkiak i Elbasanit, me procedurë të përshpejtuar, pas përfundimit të ekspertimit të kryer nga Instituti i Ndërtimit.

Të gjitha familjet e prekura kanë nënshkruar kontratat për përfitimin e bonusit, ndërsa Bashkia ka kryer verifikimet e nevojshme për çmimet e qirave në treg, me qëllim përcaktimin e vlerës së mbështetjes. Shpenzimet do të mbulohen në bazë të legjislacionit për emergjencat civile, deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare.

Ndërkohë, banorët kanë nisur të kërkojnë vetë apartamente me qira, pasi konvikti i ofruar nga Bashkia nuk është shfrytëzuar prej tyre.

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, bëri të ditur se institucionet përgjegjëse do të diskutojnë alternativat për zgjidhjen afatgjatë të situatës. Paralelisht, inxhinierët do të analizojnë gjendjen e strukturës së pallatit dhe mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve për rikthimin e tij në funksion.

“Sot kemi një takim pune në terren për të diskutuar cilat do të jenë alternativat që do të ndjekim. Do të kenë një mbështetje absolute. Të gjitha institucionet duhet të ndërveprojnë për zgjidhjen e problemit. Ajo ishte një tragjedi që mund të ishte më e rëndë. Dy jetë njerëzish është fatkeqësi, por duhet të shohim përpara për adresimin e të gjitha shqetësimeve të banorëve të atij pallati”, tha Demo.

Ministri nënvizoi se vendimmarrja për të ardhmen e godinës do të bazohet në raportin teknik të ekspertëve, duke theksuar gjithashtu rëndësinë e dakordësisë me banorët.

“Inxhinierët do të vlerësojnë strukturën e godinës, ndërhyrjet e mundshme dhe në bazë të këtij informacioni do të shohim alternativat që kemi. Ne jemi sot për të treguar vullnetin që kjo do të marrë një zgjidhje”, u shpreh ministri.

Edhe kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja, garantoi se Bashkia po punon për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për familjet që humbën banesat pas shpërthimit.

“Ne jemi këtu për t’u ardhur në ndihmë banorëve. Qëllimi ynë është të gjejmë një zgjidhje përfundimtare. Po presim raportin përfundimtar të Inspektoratit të Ndërtimit”, deklaroi Llatja.

Shpërthimi i bombolës së gazit në pallatin pesëkatësh në Elbasan shkaktoi dy viktima dhe 10 persona të plagosur. Për shkak të dëmeve të konsiderueshme në ndërtesë, banorët u evakuuan, ndërsa apartamentet e prekura mbetën jashtë përdorimit.

 

Marrë nga Mapo.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si Edi Rama i keqpërdor “kosovarët” për llogari të pushtetit të tij?!
Artikulli tjetër Maksim Et’hemaj jep dorëheqjen nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.