KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nga vera e 2027-ës, makinat fluturuese do të nisin qarkullimin në Kinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Nga vera e 2027-ës, makinat fluturuese do të nisin qarkullimin në Kinë
AnalizeBotaHI-TechSocialeZhvillim

Nga vera e 2027-ës, makinat fluturuese do të nisin qarkullimin në Kinë

Përditësimi i fundit: 11 Nëntor, 2026 9:40 am
116 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Makinat fluturuese mund të bëhen realitet që nga vera e vitit 2027 në Kinë.

Kompania kineze XPeng ka njoftuar se automjeti i saj fluturues me dy vende pritet të jetë gati për përdorim në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, fillimisht për aktivitete rekreative në zonat rurale dhe për shërbimet e emergjencës.

Sipas kompanisë, modeli do të kushtojë rreth 300 mijë dollarë dhe është rezultat i afro 10 viteve zhvillim. Automjeti ka marrë miratimin e autoriteteve kineze të aviacionit civil për përdorim të kufizuar.

Por ndryshe nga makinat tradicionale, ky mjet nuk ka rrota. Ai është i pajisur me gjashtë helika elektrike, të ngjashme me ato të dronëve, që mundësojnë ngritjen dhe lëvizjen në ajër. Drejtimi bëhet përmes një leve, ndërsa automjeti mund të fluturojë edhe në mënyrë autonome drejt një destinacioni të programuar.

Drejtori ekzekutiv i XPeng, Deli Zhao, deklaroi në Samitin Web në Lisbonë se përdoruesit mund të mësojnë ta drejtojnë mjetin brenda vetëm pesë minutash. Sipas tij, automjeti është projektuar për të apasionuarit pas udhëtimeve, sporteve në natyrë dhe fluturimit.

Një tjetër veçori është mënyra e transportimit. Pajisja shoqërohet nga një furgon i madh me gjashtë rrota, nga pjesa e pasme e të cilit automjeti fluturues mund të nxirret dhe të shpaloset.

Megjithatë, përdorimi i tij do të jetë fillimisht i kufizuar në zona të miratuara posaçërisht në Kinë dhe në operacionet e shërbimeve të emergjencës. Aktualisht, mjeti ka një autonomi fluturimi prej rreth 30 kilometrash dhe mund të ngrihet deri në një lartësi prej 1 kilometri mbi tokë.

Projekti është pjesë e strategjisë së Pekinit për zhvillimin e të ashtuquajturës “ekonomi e lartësisë së ulët”, ku përfshihen dronët, transporti ajror i mallrave dhe automjetet fluturuese për pasagjerë.

 

Marrë nga The Guardian

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA/ Raporti i republikanëve: “Krimet e Epstein mund të ishin parandaluar”
Artikulli tjetër Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.