KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria ndër tregjet më të shtrenjta të energjisë në rajon
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shqipëria ndër tregjet më të shtrenjta të energjisë në rajon
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreOpinionSociale

Shqipëria ndër tregjet më të shtrenjta të energjisë në rajon

Përditësimi i fundit: 11 Nëntor, 2026 12:22 pm
115 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria ishte ndër vendet me çmimet më të larta të energjisë elektrike në tregun me shumicë gjatë vitit 2025, duke regjistruar një mesatare prej 118.2 euro për megavatorë (MWh), rreth 14% më shumë se Greqia dhe 9.5% më shumë se Maqedonia e Veriut.

Të dhënat vijnë nga raporti i fundit i Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunimin e Rregullatorëve të Energjisë (ACER), të cilin e disponon ekofin.al dhe që analizon integrimin e tregjeve europiane të energjisë dhe diferencat e çmimeve ndërmjet vendeve.

Sipas raportit, çmimi mesatar në Shqipëri u rrit me 6.2 euro/MWh krahasuar me vitin 2024, ndërsa në Greqi rritja ishte vetëm 2.7 euro/MWh. Kjo do të thotë se diferenca ndërmjet dy tregjeve u zgjerua edhe më tej gjatë vitit të kaluar.

Në Greqi, çmimi mesatar i energjisë në tregun e një dite përpara ishte 103.6 euro/MWh, ose 14.6 euro më i ulët se në Shqipëri. Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi çmimi ishte 107.9 euro/MWh, në Bullgari 106.9 euro/MWh dhe në Mal të Zi 113.3 euro/MWh.

Kosova rezultoi me çmimin më të lartë ndër këto tregje, 118.5 euro/MWh, vetëm 0.3 euro mbi Shqipërinë.

ACER evidenton se vendet e Ballkanit Perëndimor që bëjnë pjesë në Komunitetin e Energjisë mbetën ndër tregjet më të shtrenjta të rajonit, me Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi që regjistruan çmime rreth 10–15 euro/MWh më të larta se vendet fqinje të Bashkimit Evropian.

Rritja e çmimeve gjatë vitit 2025 ishte e përgjithshme në rajon, por me ritme të ndryshme. Mali i Zi regjistroi rritjen më të madhe, prej 14.8 euro/MWh, ndërsa në Kosovë çmimi u rrit me 4.5 euro/MWh, në Maqedoninë e Veriut me 5.5 euro/MWh dhe në Serbi me 6.1 euro/MWh.

Tregjet e pabashkuara, diferenca të mëdha çmimesh

Një nga problematikat që evidenton ACER është mungesa e integrimit të plotë të tregjeve të energjisë në Evropën Juglindore, e cila ndikon në ruajtjen e diferencave të çmimeve ndërmjet vendeve.

Në tregjet e Bashkimit Evropian që janë tashmë të bashkuara, çmimet rezultojnë të përafërta në një pjesë të madhe të orëve të vitit. Ndërsa në kufijtë ku tregjet nuk janë bashkuar, diferencat mbeten më të mëdha.

Shqipëria paraqet një kontrast të dukshëm në këtë drejtim. Me Kosovën, ku funksionon tregu i përbashkët i energjisë, çmimet kishin një diferencë më të vogël se 1 euro/MWh në 99% të orëve gjatë vitit 2025. Në kufirin me Malin e Zi, kjo përputhje u regjistrua vetëm në 4% të orëve, ndërsa me Greqinë në vetëm 3%.

Agjencia evropiane shpjegon se, kur tregjet nuk janë të bashkuara, shkëmbimet e energjisë ndërmjet vendeve planifikohen përpara se të njihen çmimet përfundimtare për ditën pasardhëse.

Kjo mënyrë tregtimi mund të pengojë përdorimin efikas të kapaciteteve ndërkufitare dhe të krijojë situata kur energjia nuk shkëmbehet në drejtimin ekonomikisht më të favorshëm.

Sipas ACER, integrimi i mëtejshëm i tregjeve dhe rritja e kapaciteteve të disponueshme për tregtinë ndërkufitare mund të ndihmojnë në afrimin e çmimeve.

Të dhënat u referohen çmimeve të tregut me shumicë dhe jo tarifave të energjisë që paguajnë drejtpërdrejt familjarët apo bizneset. Megjithatë, ato japin një tregues të rëndësishëm të kostove dhe konkurrueshmërisë së tregut shqiptar të energjisë në raport me vendet fqinje.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm TV publik zviceran: Edi Rama duhet të japë dorëheqjen
Artikulli tjetër Drejtori i ri i Portit të Durrësit, Andrea Shllaku u kap me shkelje nga KLSH

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.