KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Veliaj kërkon komision hetimor për Ramën dhe Gogun
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Veliaj kërkon komision hetimor për Ramën dhe Gogun
FokusKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Veliaj kërkon komision hetimor për Ramën dhe Gogun

Përditësimi i fundit: 11 Nëntor, 2026 4:25 pm
133 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka kërkuar zyrtarisht kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për atë që i cilëson si ndërhyrje dhe kërcënime të ushtruara ndaj tij nga kryeministri Edi Rama, përmes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu.

Në një deklaratë publike të datës 11 nëntor, Veliaj pretendon se transferimi i tij nga paraburgimi në Durrës drejt Fierit dhe kushtet e qëndrimit në paraburgim mund të jenë përdorur si mjete presioni politik, me qëllim që ai të pranonte organizimin e protestave në Tiranë dhe të jepte dorëheqjen nga mandati i kryetarit të bashkisë.

Veliaj shprehet se është i gatshëm të dëshmojë nën betim përpara Kuvendit, të përballet drejtpërdrejt me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, si dhe të paraqesë çdo provë që disponon. Ai kërkon gjithashtu që të njëjtit standard llogaridhënieje t’i nënshtrohet edhe kryeministri Edi Rama.

Kryebashkiaku thekson se kërkesën ia ka drejtuar vetë shumicës socialiste, duke argumentuar se kontrolli kushtetues mbi qeverinë nuk duhet të varet nga përkatësia politike e personave që duhet të japin llogari.

Ndërkohë, Veliaj bën me dije se ka vënë në dijeni edhe Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, si dhe trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri. Ai thotë se ka kërkuar edhe ruajtjen e menjëhershme të provave dokumentare dhe audiovizive.

“Nuk kërkoj që Kuvendi t’i marrë si të mirëqena deklarimet e mia. Kërkoj që t’i hetojë. Mandati i një kryetari bashkie buron nga vota e qytetarëve dhe vota e qytetarëve nuk mund të bëhet objekt shantazhi politik”, deklaron Veliaj.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pasuria nuk është gabim, që duhet ndëshkuar
Artikulli tjetër Bisedimet për paqe në Ukrainë/ Përparim diplomatik, por jo paqe

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.