KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 150 mijë lodra, të ndaluara në Kosovë, pritet të kthehen në Kinë, ose të shkatërrohen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 150 mijë lodra, të ndaluara në Kosovë, pritet të kthehen në Kinë, ose të shkatërrohen
AnalizeFokusKryesoreRajoniSocialeZhvillim

150 mijë lodra, të ndaluara në Kosovë, pritet të kthehen në Kinë, ose të shkatërrohen

Përditësimi i fundit: 12 Nëntor, 2026 10:23 am
119 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Sipas Ministrisë, lodrat iu nënshtruan kontrolleve administrative dhe teknike përpara doganimit, gjatë të cilave u konstatua se nuk i përmbushnin kërkesat e Rregullores për Sigurinë e Lodrave dhe standardit evropian EN 71.

Rreth 150 mijë lodra për fëmijë, të ndaluara në kufirin e Kosovës për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të sigurisë, do t’u nënshtrohen procedurave të kthimit në Kinë ose shkatërrimit. Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, e cila thotë se kryen kontrolle të vazhdueshme edhe për lodrat që tashmë shiten në vend. Por, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, e kundërshton këtë vlerësim.

“Ky treg është totalisht i pakontrolluar”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë, duke përmendur mungesën e inspektorëve të specializuar dhe testimeve laboratorike. Ministria nuk konfirmoi nëse do të kontrollohen kompanitë importuese për të verifikuar nëse produkte të njëjta me lodrat e ndaluara, gjenden tashmë në shitje.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, njoftoi më 10 nëntor se kishte ndaluar vendosjen në treg të rreth 150 mijë lodrave me origjinë nga Kina. Kontrollet u zhvilluan në pikat doganore, në kuadër të një aksioni të përbashkët të vendeve të Marrëveshjes së Evropës Qendrore për Tregti të Lirë (CEFTA), me mbështetjen e organizatës gjermane GIZ.

Sipas Ministrisë, lodrat iu nënshtruan kontrolleve administrative dhe teknike përpara doganimit, gjatë të cilave u konstatua se nuk i përmbushnin kërkesat e Rregullores për Sigurinë e Lodrave dhe standardit evropian EN 71. Megjithatë, autoritetet nuk specifikuan se për çfarë lloje lodrash bëhet fjalë, cilat mangësi janë identifikuar dhe nëse janë kryer analiza laboratorike. Për rrjedhojë, nuk dihet nëse produktet përmbanin substanca të rrezikshme apo nuk i plotësonin kërkesat e tjera të përcaktuara me rregullore.

E pyetur nëse do të kontrollohen edhe kompanitë importuese për të verifikuar nëse produkte të njëjta shiten tashmë në Kosovë, Ministria tha se inspektimet kryhen në mënyrë sistematike tek importuesit, shpërndarësit dhe shitësit me pakicë. Por, nuk konfirmoi nëse janë planifikuar kontrolle të posaçme pas ndalimit të kësaj sasie lodrash dhe nuk ofroi të dhëna për rezultatet e inspektimeve në tregun e brendshëm.

Ndryshe nga Ministria, e cila thotë se kontrollet kryhen në mënyrë sistematike, ish-ministri Mulaj e konsideron mbikëqyrjen e tregut të lodrave të pamjaftueshme. Sipas tij, në Kosovë mungon një trup inspektues i specializuar për këto produkte, ndërsa mostrat rrallë dërgohen për analiza laboratorike.

“Nuk është hera e parë që janë kthyer. Ka pasur raste edhe në të kaluarën kur janë kthyer”, thotë Mulaj, duke iu referuar lodrave të ndaluara.

Ai thotë se një nga problemet kryesore është mungesa e laboratorëve të specializuar në Kosovë për të analizuar përbërjen kimike të lodrave dhe për të identifikuar substanca që mund të kenë efekte të dëmshme për shëndetin e fëmijëve. Mungesa e këtyre kapaciteteve e vështirëson verifikimin e sigurisë së produkteve përmes testimeve laboratorike. Ministria nuk ofroi të dhëna për numrin e kontrolleve të kryera gjatë këtij viti, mostrat e analizuara apo lodrat e tërhequra nga shitja.

Lodrat e pasigurta mund të paraqesin rreziqe të ndryshme, nga ngufatja prej pjesëve të vogla deri tek ekspozimi ndaj substancave të dëmshme kimike.

Sipas Komisionit Evropian, ndër rreziqet kryesore janë magnetët dhe bateritë e vogla që mund të gëlltiten, si dhe kimikatet e rrezikshme në disa materiale plastike. Agjencia Evropiane e Kimikateve paralajmëron se disa ftalate, të përdorura për ta bërë plastikën më fleksibile, mund të dëmtojnë sistemin riprodhues. Përdorimi i tyre në lodra është i kufizuar në Bashkimin Evropian.

Siguria e lodrave mbetet shqetësim edhe në Bashkimin Evropian, ku autoritetet identifikojnë çdo vit produkte të rrezikshme. Sipas raportit të Komisionit Evropian për sistemin e paralajmërimit Safety Gate, gjatë vitit 2025 u regjistruan 4.671 njoftime për produkte të rrezikshme joushqimore.

Lodrat përbënin 16 për qind të këtyre njoftimeve, duke qenë kategoria e dytë më e raportuar, pas produkteve kozmetike. Një operacion i përbashkët doganor në Bashkimin Evropian, gjatë vitit 2025, zbuloi se më shumë se gjysma e rreth 20 mijë lodrave dhe pajisjeve të vogla elektronike të kontrolluara, të porositura në internet nga vende jashtë BE-së, nuk i përmbushnin kërkesat evropiane.

Prindërit mund të marrin disa masa paraprake gjatë blerjes së lodrave, megjithëse jo të gjitha rreziqet mund të dallohen me sy. Ata duhet të kontrollojnë nëse lodrat kanë të dhënat e prodhuesit ose importuesit, udhëzimet e përdorimit dhe paralajmërimet për moshën.

Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet lodrave me pjesë të vogla, magnetë ose bateri që mund të nxirren lehtësisht. Shenja CE tregon se prodhuesi deklaron përputhshmërinë e lodrës me kërkesat përkatëse evropiane, por nuk përbën garanci absolute për sigurinë e saj.

Substancat e rrezikshme kimike, ndërkaq, nuk mund të identifikohen me siguri vetëm nga pamja e lodrës dhe për zbulimin e tyre mund të nevojiten analiza laboratorike. Në Kosovë, siguria e lodrave rregullohet përmes Rregullores nr. 02/2017, e cila përcakton kërkesat për sigurinë e këtyre produkteve.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Alarm për bombë në stacionin hekurudhor të Calais në Francë, ndërpritet qarkullimi
Artikulli tjetër Shqipëria ka ekonominë më pak të kredituar në rajon

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.