KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Autogoli i Sara Milas/ Kallëzimi i drejtorit që rekrutoi për vota në Gjocaj, i zbuloi skemën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Autogoli i Sara Milas/ Kallëzimi i drejtorit që rekrutoi për vota në Gjocaj, i zbuloi skemën
AnalizeFokusKryesorePolitikeZhvillim

Autogoli i Sara Milas/ Kallëzimi i drejtorit që rekrutoi për vota në Gjocaj, i zbuloi skemën

Përditësimi i fundit: 12 Nëntor, 2026 2:50 pm
166 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Historia se si deputetja Sara Mila përfundoi nën hetim dhe e pandehur nga SPAK për akuzën e shitblerjes së votave në zgjedhjet e 11 majit 2025 është sa groteske aq edhe domethënëse për të ilustruar fabulën se nëse nuk u bindesh urdhërave të të fortëve të gjen belaja.

Qesharake është për faktin se i gjithë hetimi ka nisur pas një kallëzimi të mbështetësve të Sara Milas në ato zgjedhje, kallëzim që iu kthye në autogol, ndërsa alarmante për faktin se tregon se si funksiononte aparatura e shantazhit dhe presionit për të siguruar vota për të në qarkun e Elbasanit.

SPAK citon në dosje emra fiktivë të përfshirë në listën e ndihmës sociale në njësinë administrative të Gjocajt në Bashkinë e Peqinit. Por si ranë prokurorët në gjurmët e kësaj liste?

Për të mbledhur vota në njësinë administrative të Gjocajt, Sara Mila rektrutoi bashkëpunëtorin e saj, Bilal Hasën, në atë kohë drejtor i Burgut të Rrogozhinës, biznesmen dhe me origjinë nga fshati Kurtaj i kësaj njësie.

Mes mjeteve që Bilal Hasa përdori për të rritur votat për Sara Milan ishte presioni ndaj punonjësve të njësisë për të fryrë listat e asistencës sociale për familjet në këmbim të votave.

Presioni ra mbi një nëpunës që kishte në dorë aplikimet e ndihmës ekonomike. Nëpunësi në fjalë refuzoi të shtone emra fiktivë në këto lista.

Si hakmarrje, Bilal Hasa dyshohet se përmes një punonjësi te bizneset e tij i ka bërë kallëzim për shpërdorim detyre.

Skema e përdorur ka qenë aq e lexueshme, sa jo vetëm që prokuroria nuk mori parasysh kallëzimin e bërë, por ra në gjurmët e një manipulimi industrial të votave në këtë zonë, të udhëhequr nga Bilal Hasa për llogari të Sara Milas.

Por kjo nuk është hera e parë që emri i Bilal Hasës lidhet me procese gjyqësore.

Në mars të këtij viti, në bodrumin e një magazine në emër të tij në fshatin Kurtaj u zbuluan mbi 4 mijë bimë narkotike, kultivimin e të cilave e mori përsipër vëllai i tij.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Banka e Shqipërisë: Tensionet e brendshme sociale dhe protestat po kërcënojnë ekonominë
Artikulli tjetër Çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.