KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Skandal vizash në Kosovë, 9 pjesëtarë të njëdelegacioni somalez zhduken pas mbërritjes në Prishtinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Skandal vizash në Kosovë, 9 pjesëtarë të njëdelegacioni somalez zhduken pas mbërritjes në Prishtinë
AnalizeFokusKryesorePolitikeRajoniSociale

Skandal vizash në Kosovë, 9 pjesëtarë të njëdelegacioni somalez zhduken pas mbërritjes në Prishtinë

Përditësimi i fundit: 13 Nëntor, 2026 9:36 am
111 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nëntë persona, pjesë e një delegacioni zyrtar nga Somalia rezultojnë të zhdukur pas një vizite në Kosovë, duke shkaktuar shqetësim te autoritetet në Prishtinë dhe duke hapur një çështje që lidhet me dyshimet për abuzim me vizat.

Lajmi është raportuar nga media somaleze “Garowe Online”, e cila shkruan se Ministria e Jashtme dhe Diasporës e Kosovës i ka kërkuar zyrtarisht qeverisë së Somalisë të japë sqarime për vendndodhjen dhe gjendjen e nëntë personave.

Sipas medias, delegacioni somalez mbërriti në Kosovë më 25 tetor 2026. Ai drejtohej nga ministri i Shtetit për Punët Publike, Strehimin dhe Rindërtimin, Said Mohamed Mohamud, dhe zëvendësministrja e Porteve, Fartuun Abdikadir Farah.

Por gjatë qëndrimit në Prishtinë, nëntë anëtarët shoqërues të delegacionit u larguan nga akomodimi i tyre në Dua Village, pa njoftuar autoritetet që kishin përgjegjësinë për shoqërimin e tyre.

Sipas dokumentit diplomatik të cituar nga “Garowe Online”, largimi është konstatuar më 28 tetor, ndërsa personat në fjalë kishin lënë hotelin një mbrëmje më parë, rreth orës 19:10.

Situata u bë edhe më e paqartë kur nëntë personat nuk u paraqitën në terminalin VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ku ishte planifikuar nisja e delegacionit. Ndërkohë, dy drejtuesit e tij, Said Mohamed Mohamud dhe Fartuun Abdikadir Farah, u larguan nga Kosova më 28 tetor.

Përballë mungesës së informacionit, Ministria e Jashtme e Kosovës i dërgoi më 30 tetor një notë verbale diplomatike autoriteteve somaleze, duke kërkuar të dhëna për vendndodhjen, sigurinë dhe statusin e nëntë personave.

Përtej zhdukjes së nëntë personave, çështja ka shkaktuar edhe pasoja politike në Somali.

Sipas “Garowe Online”, dy ministra të qeverisë federale somaleze raportohet se janë shkarkuar, pas dyshimeve se kishin lehtësuar udhëtimin e nëntë personave kundrejt pagesave.

Dyshimet janë se këta persona janë paraqitur si punonjës të administratës shtetërore, me qëllim përfshirjen në delegacionin zyrtar dhe përfitimin e vizave për udhëtim.

Megjithatë, media sqaron se këto pretendime nuk përfshihen në komunikimin zyrtar diplomatik të Kosovës dhe nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Burime të cituara nga media somaleze pretendojnë gjithashtu se nëntë personat mund të kenë udhëtuar drejt vendeve të tjera dhe të kenë kërkuar azil. Por destinacioni i tyre dhe statusi aktual i qëndrimit nuk janë verifikuar.

Nga ana tjetër, autoritetet kosovare kanë konfirmuar vetëm largimin e tyre nga akomodimi në Prishtinë dhe faktin se nuk kanë mundur të përcaktojnë nëse janë larguar përfundimisht nga territori i Kosovës.

Rasti ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të delegacioneve zyrtare dhe mundësinë e përdorimit të udhëtimeve institucionale për qëllime që nuk lidhen me aktivitetin shtetëror.

Ndërkohë, Prishtina pret ende përgjigje nga autoritetet somaleze për fatin e nëntë personave dhe rrethanat e largimit të tyre.

 

Marrë nga Kosovapress.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Siguria kibernetike, gjoba deri në 10 milionë lekë
Artikulli tjetër Thirrje “Rama, jep dorëheqjen” në stadium, Taulant Balla reagon me gjeste fyese ndaj tifozëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.