KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Krim mjedisor në Krujë e Kurbin: 5 gurore pa leje mjedisore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Krim mjedisor në Krujë e Kurbin: 5 gurore pa leje mjedisore
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Krim mjedisor në Krujë e Kurbin: 5 gurore pa leje mjedisore

Përditësimi i fundit: 13 Nëntor, 2026 11:08 am
198 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një investigim i televizionit Ora News ka nxjerrë në dritë një skandal të përmasave të mëdha institucionale në zonën e Mamurrasit dhe Krujës, ku operojnë 16 gurore. Përmes kryqëzimit të informacionit zyrtar të siguruar nga dy institucionet kryesore të kontrollit, Ora News ka evidentuar se Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) funksionojnë si “shtete brenda shtetit”.

Regjistrat e tyre për shfrytëzimin e pasurive kombëtare nuk përputhen, duke i hapur rrugën guroreve të paligjshme dhe krimit mjedisor.

Sipas ligjit shqiptar, asnjë kompani nuk mund të kryejë gërmime apo të nxjerrë minerale gëlqerore pa pasur dy dokumente bazë: Licencën Minerare (Lejen e Shfrytëzimit) nga AKBN dhe Lejen Mjedisore (ose Vendimin e VNM-së) nga AKM.

Nga krahasimi i regjistrave zyrtarë për të njëjtën zonë gjeografike, ndërsa AKBN shprehet se operojnë në total 16 gurore, AKM konfirmon zyrtarisht vetëm 9 subjekte me leje mjedisore aktive. Ky kryqëzim të dhënash nxjerr në dritë një skandal institucional: pesë kompani që posedojnë licencë minerare nga AKBN, nuk ekzistojnë në listën zyrtare të lejeve mjedisore të AKM-së.

Subjekti i parë që rezulton pa leje mjedisore për këtë aktivitet shfrytëzimi është ANTEA CEMENT sh.a., me administrator shtetasin Dimitrios Dimou. Dokumentet e AKBN-së tregojnë se vetëm vitin e kaluar, kjo kompani ka nxjerrë një sasi masive prej mbi 460,000 tonë argjilë dhe gur gëlqeror. Gërmimi dhe përvetësimi i kësaj pasurie kombëtare në përmasa të tilla, pa pasur miratimin e detyrueshëm mjedisor nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, përbën një cenim të rëndë të interesit publik dhe legjislacionit në fuqi.

Subjektet e tjera që zhvillojnë aktivitet shfrytëzimi pa leje mjedisore nga AKM janë:

•       KOTICA shpk (administrator Frrok Kotica)

•       INERTE EKPRES shpk (administrator Kastriot Begaj)

•       PRISKA shpk (administrator Pëllumb Priska)

•       AGHAK CARA shpk (administrator Fation Çoba, ortak Preng Cara)

Për këtë subjekt  përplasja ligjore është flagrante: AKBN deklaron se kompania “AGHAK CARA” shpk ka aplikuar në bashki për hapje rruge. Mirëpo, sipas legjislacionit, asnjë autoritet lokal nuk mund të miratojë ndërhyrje të tilla infrastrukturore  pa u pajisur subjekti më parë me Vlerësim të Ndikimit në Mjedis nga AKM-ja  institucion i cili zyrtarisht nuk ka asnjë të dhënë apo leje të lëshuar për këtë rast.

Por skandali thellohet me kompaninë “STYLE CONSTRUCTION”, me administrator z. Françesk Dushku. Ky subjekt është listuar nga AKM si zotërues i një leje mjedisore aktive për shfrytëzimin e guroreve në Droje dhe Mamurras, por ai nuk ekziston fare në listën zyrtare të lejeve minerare të AKBN-së. Kjo do të thotë se AKM i ka dhënë leje mjedisore një kompanie që nuk ka asnjë të drejtë ligjore dhe asnjë licencë minerare për të shfrytëzuar apo gërmuar gurë në atë zonë.

Mungesa e një regjistri të unifikuar dhe e koordinimit ndërmjet dy agjencive tregon se shteti nuk ka kontroll mbi numrin real të guroreve që gërmojnë në malet e Krujës dhe Kurbinit, se kush paguan taksa dhe kush po e shkatërron mjedisin në mënyrë të paligjshme. Përballë këtyre fakteve të rënda, Ora News i bën thirrje organeve të drejtësisë dhe Prokurorisë të nisin menjëherë hetimet për këtë skandal institucional dhe krim mjedisor.

Marrë nga Oranews.tv

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zbulohen 3 plantacione droge në Belgjikë, arrestohen 6 shqiptarë
Artikulli tjetër Përmbytet Thethi nga reshjet e dendura, bllokohen banorë dhe turistë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.