KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ndërprerja e IPARD thelloi hendekun e bujqësisë shqiptare me rajonin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ndërprerja e IPARD thelloi hendekun e bujqësisë shqiptare me rajonin
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Ndërprerja e IPARD thelloi hendekun e bujqësisë shqiptare me rajonin

Përditësimi i fundit: 16 Nëntor, 2026 10:09 am
103 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ndërprerja e programit IPARD ka ulur ndjeshëm mbështetjen për investime në bujqësinë shqiptare, duke e lënë vendin me një nga nivelet më të ulëta të financimit për modernizimin e sektorit në rajon.

Banka Botërore vlerëson se ndërprerja e zbatimit të IPARD reduktoi ndjeshëm disponimin real të fondeve për investime, ndërsa financimi i munguar nuk u zëvendësua nga skemat kombëtare në vitin 2023. Megjithëse fondet e alokuara nga Bashkimi Europian mbetën në dispozicion, ato nuk mund të përdoren për financimin e investimeve nga vendi ynë në kushtet e ndërprerjes së programit.

Për pasojë, grantet për investime dhe masat e zhvillimit rural pothuajse u zhdukën nga struktura e mbështetjes bujqësore, ndërsa buxheti i Shqipërisë u përqendrua kryesisht te subvencionet afatshkurtra për kostot e prodhimit, veçanërisht karburantin dhe mbështetjen e kufizuar për blegtorinë.

Fondet IPARD kanë rëndësi të veçantë për bujqësinë, pasi mbulojnë përmes granteve të pakthyeshme nga 50% deri në 70% të kostove të pranueshme të investimeve. Ato mund të përdoren për modernizimin e fermave, blerjen e pajisjeve, përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore, diversifikimin e aktiviteteve rurale dhe zhvillimin e zinxhirëve të prodhimit ushqimor.

Mungesa e aksesit në këto fonde rëndon veçanërisht mbi fermerët dhe sipërmarrjet e vogla, që kanë mundësi të kufizuara për të financuar investimet me kredi.

Sipas Bankës Botërore, tregu shqiptar i financimit bujqësor vazhdon të karakterizohet nga fragmentimi i fermave, informaliteti dhe problemet me kolateralin. Bankat përqendrohen kryesisht te bizneset më të mëdha agro-ushqimore, ndërsa institucionet mikrofinanciare mbulojnë një pjesë të rëndësishme të kreditimit rural, me norma interesi që mund të tejkalojnë 20%.

Në mungesë të financimit nga IPARD dhe me garanci të kufizuara nga shteti, mundësitë për investime mbeten të pakta, sidomos për fermerët e vegjël.

Sipas studimit, ndërprerja e IPARD ka nxjerrë më në pah dobësinë e skemave kombëtare, të cilat ndryshojnë shpesh nga një vit në tjetrin dhe nuk ofrojnë parashikueshmëri për investimet afatgjata.

Përveç ndikimit financiar, mungesa e zbatimit të IPARD pengon edhe forcimin e kapaciteteve institucionale. Banka Botërore thekson se agjencitë e akredituara për administrimin e fondeve europiane kanë luajtur rol të rëndësishëm në përmirësimin e procedurave, disiplinës financiare, transparencës dhe sistemeve të kontrollit në vendet e rajonit.

Për Shqipërinë, raporti rekomandon rikthimin e një kuadri të qëndrueshëm mbështetjeje për investimet dhe marrjen e akreditimit për IPARD, duke i konsideruar këto ndër prioritetet strategjike të politikës bujqësore.

Për periudhën 2021–2027, Bashkimi Europian ka parashikuar gjithsej 560 milionë euro për programin IPARD III në katër vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas Komisionit Europian, pjesën më të madhe e ka Serbia, me 288 milionë euro, e ndjekur nga Shqipëria me 112 milionë euro, Maqedonia e Veriut me 97 milionë euro dhe Mali i Zi me 63 milionë euro.

Megjithatë, ndryshe nga tri vendet e tjera, Shqipëria nuk e ka nisur ende zbatimin e IPARD III, për shkak të mungesës së autorizimit për administrimin e fondeve. Banka Botërore vlerëson se ndërprerja e programit ka reduktuar ndjeshëm financimin për investime në bujqësinë shqiptare, pa u kompensuar nga skemat kombëtare.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjykatësi kërkon hetim ndaj presidentit të Kolumbisë: Ofendoi rebelët e arrestuar
Artikulli tjetër Protesta sfidon politikën tradicionale në prag të zgjedhjeve lokale

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.