KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Arkitekti i “preferuar” i Ramës mbron çibanin tek “Parku Rinia”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Arkitekti i “preferuar” i Ramës mbron çibanin tek “Parku Rinia”
AktualeKomentKryesoreSociale

Arkitekti i “preferuar” i Ramës mbron çibanin tek “Parku Rinia”

Përditësimi i fundit: 16 Nëntor, 2026 11:26 am
163 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në Tiranë, betoni rrallëherë vjen i zhveshur. Zakonisht ai mbërrin i mbështjellë me metafora poetike dhe i firmosur nga emra të mëdhenj të arkitekturës botërore. Propozimi i fundit për Parkun Rinia — i pagëzuar me emrin Fountain Plaza Tirana — është shembulli më i pastër i kësaj formule.

Përballë reagimeve që e cilësojnë projektin si një “çiban” të ri mbi një nga hapësirat e pakta të gjelbra që i kanë mbetur ende kryeqytetit, arkitekti danez Bjarke Ingels është përpjekur ta shesë ndërhyrjen jo si shkatërrim, por si akt mbrojtjeje.

“Ne e kemi rikonceptuar jetesën urbane në tri dimensione — jo si një zgjatim vertikal apo një kullë që konkurron për të tërhequr vëmendjen në panoramën e qytetit, por si një re banesash që qëndron pezull mbi park.

Në vend që ta zvogëlojë parkun apo të zhvendosë jetën publike, ndërtesa i pasuron dhe i përfshin të dyja,” deklaroi z. Ingels për revistën Dezeen.

Por në praktikë, një “re” e mbushur me hotel, apartamente luksi dhe zyra nuk pluskon në ajër; ajo mbështetet mbi kolona betoni, kërkon themele të thella, gjeneron trafik dhe privatizon ajrin e hapësirës publike.

Pretendimi se po shton metra katrorë publikë duke ndërtuar mbi një park ekzistues është një akrobaci retorike.

Për qytetarët e Tiranës, ajo që duket si “arkitekturë vizionare” në renderat kompjuterike, në terren përkthehet në humbjen e qiellit të hapur dhe të dritës natyrale — sado xham të valëzuar të premtojnë arkitektët për ashensorët.

Edhe premtimet për “kthimin e vlerës” tek publiku ndjekin një skenar të stërkonsumuar. Për të zbutur rezistencën ndaj interesave komerciale (hotelit dhe rezidencave), projekti ofron si karrem një bibliotekë të hapur, një auditor dhe një “shatërvan të përmbysur” që spërkat mjegull uji.

Këto elemente shërbejnë më shumë si alibi morale sesa si nevoja reale të një parku, funksioni kryesor i të cilit është pikërisht të mbetet i paprekur nga ndërtimet.

Për ironi, projekti fitoi përballë katër studiove të tjera ndërkombëtare — një garë ku pyetja themelore nuk ishte nëse duhej ndërtuar mbi Parkun Rinia, por kush do ta paketonte më bukur këtë ndërtim.

Pa një afat të qartë realizimi dhe në një treg ndërtimi ku balanca mes interesit publik dhe fitimit privat anon rregullisht nga ky i dyti, Fountain Plaza Tirana rrezikon të mbetet një precedent i rrezikshëm.

Kur parqet nisin të shihen thjesht si truall i pashfrytëzuar për të ngritur “re” banesash, Tirana nuk po zhvillohet në tre dimensione — ajo thjesht po mbetet pa frymë.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Plas sherri mes Veton Surroit dhe Baton Haxhiut, çështja mund të përfundojë në gjykatë
Artikulli tjetër Shqipëria blen godinën e Ambasadës në Londër, për 3.7 milionë paund

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.