KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tre kompani sigurimi rrezikojnë të dalin nga tregu
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Tre kompani sigurimi rrezikojnë të dalin nga tregu
AktualeAnalizeFinanceFokusKryesoreSociale

Tre kompani sigurimi rrezikojnë të dalin nga tregu

Përditësimi i fundit: 18 Nëntor, 2026 10:45 am
93 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Të paktën tre kompani sigurimi shqiptare rrezikojnë të dalin nga tregu, teksa një ligj i ri shtrëngon rregullat e kapitalit dhe mbyll rubinetin e dividendëve.

Të paktën tre kompani shqiptare sigurimi rrezikojnë të humbasin licencën dhe të dalin nga tregu, për shkak se nuk përmbushin kushtet e kapitalit sipas regjimit të ri Solvency II, që zbaton Bashkimi Europian.

Ky është përfundimi i pashmangshëm i një simulimi të kryer nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Banka Botërore mbi bilancet e vitit 2024, i cili tregoi se nga 12 shoqëri të testuara, tre prej tyre dështuan të përmbushnin standardet e reja të kapitalit, duke shënuar nivele mbulimi prej vetëm 48%, 60% dhe 81%. Për një treg ku operojnë gjithsej 13 kompani, ky është paralajmërimi më i fortë i dekadës së fundit.

Ndonëse simulimi nuk zbulon se cilat janë emrat e tre kompanive problematike, ato kanë dy rrugë për të mbajtur liçencën e tyre. Ose të shtojnë kapitalin, ose të ulin profilin e rrezikut duke ulur portofolin e sigurimeve ose duke risiguruar më shumë.

Gati projektligji
Për vite me radhë, tregu shqiptar i sigurimeve ka funksionuar me rregulla të thjeshta: mjaftonte të llogaritej kapitali mbi bazën e primeve dhe dëmeve të shkuara, dhe aksionarët mund të tërhiqnin fitimet me relativisht pak pengesa. Kjo epokë po merr fund. Projektligji i ri “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” synon të sjellë regjimin evropian Solvency II, duke e zhvendosur mbikëqyrjen nga rregullat e ngurta kontabël te rreziku real.

Sipas kuadrit të ri, siguruesit nuk do të gjykohen më thjesht nga vëllimi i policave të shitura, por nga aftësia e tyre për t’i mbijetuar goditjeve të papritura financiare, katastrofave apo rënieve të tregut. Për kompanitë me bilance të brishta, koha po mbaron.

Drafti parashikon një periudhë kalimtare deri në fund të vitit të dytë pas hyrjes në fuqi të ligjit për të plotësuar kërkesën për kapitalin e aftësisë paguese, me kusht që ato të raportojnë rregullisht progresin e tyre. Por nëse një kompani nuk arrin të mbulojë as pragun e kapitalit minimal pas afatit kalimtar, AMF-ja do të ketë dorë të lirë t’i revokojë licencën.

Ndryshimi më i dhimbshëm për pronarët fshihet në nenin 178. Ai ndalon kategorikisht shpërndarjen e dividendëve, paradhëniet e fitimit dhe bonuset për drejtuesit sa herë që kapitali i shoqërisë bie — ose rrezikon të bjerë — nën nivelin e kërkuar ligjor. Praktika e tërheqjes së fitimeve duke lënë kompanitë të pambrojtura ndaj detyrimeve të ardhshme ndaj klientëve po bllokohet me ligj.

Për Shqipërinë, kjo reformë është një kusht i panegociueshëm për mbylljen e Kapitullit 9 të negociatave me Bashkimin Evropian për shërbimet financiare. Por për aksionarët vendas, zgjedhja është e qartë: të injektojnë kapital të freskët, të ulin ekspozimin ndaj rreziqeve ose të kërkojnë një blerës përpara se rregullatori t’u mbyllë dyert.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm PS-PD kërkojnë ndihmë ndërkombëtare për Reformën Zgjedhore
Artikulli tjetër Ndryshon ligji për sigurimin e makinave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.