KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Policia i arreston, gjykata i liron! Kush mban përgjegjësi?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Policia i arreston, gjykata i liron! Kush mban përgjegjësi?
AnalizeFokusOpinionSocialeZhvillim

Policia i arreston, gjykata i liron! Kush mban përgjegjësi?

Përditësimi i fundit: 18 Nëntor, 2026 10:53 am
149 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Përpara Kryeministrisë, çdo mbrëmje përsëritet pothuajse e njëjta skenë. Një grup qytetarësh protestojnë kundër qeverisë, ndërsa përballë tyre qëndrojnë forcat e Policisë së Shtetit. Në numër mund të jenë thuajse të barabartë. Në forcë, sigurisht që jo. Njëra palë ka pankarta dhe thirrje, tjetra uniforma, pranga dhe furgonë policie.

Edhe këtë të martë, më 17 nëntor, protesta paqësore përpara Kryeministrisë u shoqërua me ndërhyrjen e policisë, e cila shtyu qytetarët drejt trotuarit dhe shoqëroi disa prej tyre në komisariat, mes të cilëve vajza të reja.

Çfarë rreziku paraqesin disa vajza që protestojnë paqësisht, sa të nevojitet ndërhyrja fizike e policisë për t’i larguar? Aq më tepër kur vetë ndërhyrja e forcave të rendit duket se prodhon tensionin që supozohet të parandalojë.

Gjatë javëve të fundit, protestues janë shoqëruar ose arrestuar dhe kanë përfunduar përpara gjykatës. Një pjesë e arrestimeve janë shpallur të paligjshme, ndërsa të ndaluar të tjerë janë liruar. Sipas një investigimi të BIRN, mbi 20 për qind e arrestimeve të protestuesve deri në fund të tetorit janë vlerësuar të paligjshme nga prokuroria ose gjykata.

Ndërkohë, policia ka vijuar të shpërndajë edhe gjoba prej 5 mijë lekësh për pengim të qarkullimit rrugor.

Pra, një qytetar mund të dalë të protestojë paqësisht, të përfundojë në komisariat dhe të kalojë deri në dy ditë i privuar nga liria, përpara se gjykata të vendosë se arrestimi ka qenë i paligjshëm.

Dhe këtu fillon përgjegjësia e Skënder Hitajt. Si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, a ka kërkuar ai llogari për arrestimet e shpallura të paligjshme? Kush i urdhëron shoqërimet dhe a është ndëshkuar ndonjë drejtues apo efektiv?

Policia ka të drejtë të ndërhyjë kur shkelet ligji, por jo ta trajtojë protestën paqësore si arsye të mjaftueshme për t’u hequr qytetarëve lirinë.

Sepse gjykata mund t’i lirojë protestuesit pas dy ditësh. Por kush ua kthen dy ditët e humbura? Dhe kush mban përgjegjësi për ata që ua morën?

 

Marrë nga VNA.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si ishulli grek po i shpëton betonizimit, që po shkatërron bregdetin shqiptar
Artikulli tjetër 15 vite premtime mbi shina, që nuk mbërritën kurrë në stacion

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.