KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ku studiojnë jashtë vendit, të rinjtë nga Shqipëria
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ku studiojnë jashtë vendit, të rinjtë nga Shqipëria
AnalizeKryesoreSocialeZhvillim

Ku studiojnë jashtë vendit, të rinjtë nga Shqipëria

Përditësimi i fundit: 19 Nëntor, 2026 9:43 am
60 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Ambicia për t’u shkolluar i çon mijëra të rinj nga Shqipëria në universitete jashtë vendit. Në vitin 2024, sipas Eurostat, rreth 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studionin në 32 vende. Italia dhe Gjermania pritën më shumë se gjysmën e tyre, të ndjekura nga Greqia e Turqia. Numri i studentëve shqiptarë që kanë zgjedhur të arsimohen jashtë ishte sa 9,4% e totalit të studentëve që studiuan në Shqipëri në të njëjtin vit (rreth 122 mijë).

Shqipëria kryesonte Ballkanin Perëndimor për numrin e studentëve në Bashkimin Europian. Vetëm në BE studionin 9,968 studentë nga Shqipëria, rreth 28% më shumë se nga Serbia, e dyta në rajon me 7.761. Më shumë se një në tre studentë nga Ballkani Perëndimor që ndiqnin studimet e larta në BE vinin nga Shqipëria.

11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, rekord në Ballkan; Kryesojnë Italia e Gjermania

Ambicia e studentëve shqiptarë shkon përtej një diplome të thjeshtë universitare. Sipas të dhënave të Eurostat, nga rreth 11.4 mijë studentë nga Shqipëria ndiqnin arsimin e lartë në vitin 2024, rreth 54% ishin në bachelor, 39% në master dhe 6% në doktoraturë. Pjesa tjetër ndiqte programe të ciklit të shkurtër.

Në vendet europiane me të dhëna të krahasueshme, përfshirë Turqinë, rreth 4,440 studentë nga Shqipëria ndiqnin master në vitin 2024, afro 4% më shumë se në vitin 2022.

Në doktoraturë ishin 649 studentë, rreth 6% më pak, ndërsa në bachelor ishin 6,327, rreth 7% më pak.

Në Itali, më shumë studentë në master se në bachelor

Italia është destinacioni më i preferuar për studimet master. Në vitin 2024, Italia priti 41% të studentëve nga Shqipëria që ndiqnin master në vendet raportuese të Eurostat

Nga 3,561 studentë nga Shqipëria që studionin në Itali, më shumë se gjysma, 1,824, ndiqnin master, 6.1% më shumë se një vit më parë.

Në bachelor ishin 1,610 studentë dhe në doktoraturë 127.

Për një student që zgjedh Italinë, kostoja e masterit varet nga programi, qyteti dhe mundësia për të përfituar ulje të tarifës. Sipas Komisionit Europian, tarifat në universitetet publike italiane zakonisht variojnë nga 900 deri në 4,000 euro në vit.

Në Universitetin e Bolonjës, për shembull, studentët që përfitojnë përjashtim nga pjesa e ndryshueshme e tarifës mund të paguajnë 157 euro në vit në vitin akademik 2026–2027.

Ndërkohë, vetë universiteti jep si orientim 400 euro në muaj, pa faturat, për një dhomë individuale në një apartament të përbashkët.

Bursat rajonale dhe ato të qeverisë italiane mund ta ulin më tej barrën financiare. Për vitin akademik 2024–2025, thirrja e publikuar nga Ambasada e Italisë në Tiranë parashikonte bursa nëntëmujore për programet e ciklit të dytë.

Gjermania, destinacioni i parë për doktoraturë

Gjermania ishte destinacioni kryesor për doktoraturë në vitin 2024. Ajo priti 26% të doktorantëve nga Shqipëria në vendet raportuese të Eurostat-it, ose 169 nga 654. Në Gjermani studionin gjithsej 2,965 studentë nga Shqipëria, përfshirë 1,210 në master.

Gjermania renditej e dyta pas Italisë për master, me 10.9% më shumë studentë se në vitin 2022.

Në vitin 2025, numri i doktorantëve nga Shqipëria në Gjermani arriti në 203, rreth 20% më shumë se një vit më parë.

Në Gjermani, një doktorant mund të punësohet si kërkues në një universitet ose institut dhe ta zhvillojë doktoraturën si pjesë të një projekti me pagë e sigurime shoqërore.

Një mundësi tjetër janë bursat, përfshirë ato të DAAD-it. Sipas kësaj organizate, universitetet publike nuk aplikojnë tarifë shkollimi për të paktën gjashtë semestrat e parë të doktoraturës, ndërsa studentët e regjistruar paguajnë një kontribut semestral.

Në shkollën kërkimore të Max Planck për neuroimazherinë, për shembull, shumica e doktorantëve financohen me kontrata që në vitin 2026 parashikojnë rreth 3.400 euro bruto në muaj.

Turqia e treta për master

Turqia ishte destinacioni i tretë për master, pas Italisë dhe Gjermanisë. Nga 1,023 studentë nga Shqipëria që studionin në Turqi në vitin 2024, 270 ndiqnin master, 12% më shumë se në vitin 2022. Në doktoraturë ishin 46 studentë, 31% më pak se në vitin 2022.

Për master, Austria dhe Franca renditeshin menjëherë pas Turqisë, me përkatësisht 255 dhe 253 studentë. Franca ishte destinacioni i tretë për doktoraturë, me 55 doktorantë, pas Gjermanisë dhe Italisë.

Dy në tre studentë në master jashtë vendit janë femra

Femrat përbënin 63% të studentëve nga Shqipëria që ndiqnin arsimin e lartë jashtë vendit në vitin 2024. Nga 11,370 studentë të regjistruar në vendet raportuese të Eurostat-it, 7,203 ishin gra dhe 4,167 burra.

Diferenca ishte më e madhe në master, ku gratë përbënin 67% të studentëve nga Shqipëria, krahasuar me 60% në bachelor. Edhe në doktoraturë, gratë përbënin rreth dy të tretat e të regjistruarve, me 429 doktorante dhe 225 doktorantë.

Në Itali, destinacioni kryesor për master, 72% e studentëve nga Shqipëria në këtë cikël ishin vajza. Në Turqi, pesha e tyre ishte 69%, ndërsa në Gjermani 64%. Edhe në doktoraturat në Gjermani, gratë ishin shumicë, me 105 nga 169 të regjistruarit nga Shqipëria.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut për protestat në Tiranë
Artikulli tjetër Industria dhe tregtia me pakicë rritin pagat në Kosovë, por punësimi mbetet prapa

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.