KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet 4 vende në renditjen botërore, për vitin 2026
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet 4 vende në renditjen botërore, për vitin 2026
AnalizeFokusOpinionPolitikeSociale

Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet 4 vende në renditjen botërore, për vitin 2026

Përditësimi i fundit: 19 Nëntor, 2026 9:56 am
145 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria renditet në vendin e 91-të mes 143 vendeve dhe juridiksioneve në Indeksin e Shtetit të së Drejtës për vitin 2026, të publikuar nga World Justice Project (WJP), me një vlerësim prej 0.48 pikësh në shkallën nga 0 në 1. Vendi ka humbur katër pozicione krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa rezultati i përgjithshëm është ulur me rreth 0.01 pikë.

Në krahasimin me vendet e Ballkanit Perëndimor të përfshira në të dhënat e paraqitura, Shqipëria lë pas vetëm Serbinë, e cila renditet në vendin e 95-të me 0.46 pikë. Mali i Zi ka rezultatin më të lartë mes këtyre pesë vendeve, duke u renditur i 57-ti në botë me 0.57 pikë, i ndjekur nga Kosova në vendin e 59-të me 0.56 pikë dhe Maqedonia e Veriut në vendin e 65-të me 0.54 pikë. Diferenca mes Shqipërisë dhe Malit të Zi arrin në 0.09 pikë, ndërsa Kosova qëndron 32 pozicione më lart në renditjen globale.

Raporti i World Justice Project vlerëson funksionimin e shtetit të së drejtës përmes tetë faktorëve, që përfshijnë kufizimin e pushtetit qeveritar, mungesën e korrupsionit, transparencën e qeverisjes, të drejtat themelore, rendin dhe sigurinë, zbatimin e rregullave, drejtësinë civile dhe atë penale.

Për Shqipërinë, disa prej rezultateve më të dobëta lidhen me korrupsionin, ku vendi merr 0.37 pikë dhe renditet i 107-ti në botë, si dhe zbatimin e rregullave, me 0.42 pikë dhe vendin e 114-të. Edhe drejtësia civile mbetet ndër fushat me vlerësim të ulët, me 0.44 pikë dhe vendin e 105-të.

Danimarka, Norvegjia dhe Finlanda kryesojnë renditjen botërore

Vendet e Europës Veriore vazhdojnë të dominojnë renditjen për funksionimin e shtetit të së drejtës. Danimarka kryeson me 0.90 pikë, e ndjekur nga Norvegjia me 0.89 dhe Finlanda me 0.87 pikë. Në pesëshen e parë përfshihen gjithashtu Suedia dhe Luksemburgu, duke konfirmuar pozicionin e fortë të vendeve të Evropës Veriore dhe Perëndimore në treguesit e pavarësisë së institucioneve, mbrojtjes së të drejtave dhe kontrollit të pushtetit qeveritar. Në anën tjetër të renditjes ndodhen Venezuela, me rezultatin më të ulët prej 0.26 pikësh, Afganistani dhe Haiti.

Sipas World Justice Project, përkeqësimi i funksionimit të shtetit të së drejtës lidhet kryesisht me dobësimin e mekanizmave që kufizojnë pushtetin ekzekutiv, ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor dhe kufizimin e lirive qytetare. Për të nëntin vit radhazi, numri i vendeve që shënojnë përkeqësim është më i lartë se ai i vendeve që përmirësohen. Në vitin 2026, treguesit e shtetit të së drejtës janë përkeqësuar në 62% të vendeve të vlerësuara, ndërsa 38% kanë regjistruar përmirësim.

Liria e shprehjes përkeqësohet në 64% të vendeve

Një nga gjetjet më shqetësuese të raportit lidhet me kufizimin e lirive themelore dhe dobësimin e hapësirës për pjesëmarrjen qytetare. Sipas indeksit, liria e mendimit dhe e shprehjes është përkeqësuar në 64% të vendeve, ndërsa liria e tubimit dhe e organizimit ka shënuar rënie në 67% të tyre.

Edhe pjesëmarrja qytetare është dobësuar në 65% të vendeve të analizuara, duke treguar një prirje më të gjerë të kufizimit të mundësive për kontrollin publik të institucioneve. Këto zhvillime ndikojnë drejtpërdrejt edhe në lirinë e medias, duke kufizuar mundësitë e gazetarëve dhe qytetarëve për të kërkuar llogaridhënie nga qeveritë. Raporti tregon gjithashtu se ndikimi i papërshtatshëm i qeverive mbi sistemet e drejtësisë mbetet një problem i përhapur. Drejtësia civile ka shënuar përkeqësim në 64% të vendeve dhe ajo penale në 58% të tyre.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm The Atlantic: “Kushner nxiti revolucion”, Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës
Artikulli tjetër Nis takimi historik trepalësh Trump-Xi-Putin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.