KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria i hap rrugën tregtimit të mishit të prodhuar në laborator
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria i hap rrugën tregtimit të mishit të prodhuar në laborator
AnalizeEkonomiFokusKryesoreSocialeZhvillim

Shqipëria i hap rrugën tregtimit të mishit të prodhuar në laborator

Përditësimi i fundit: 19 Nëntor, 2026 10:47 am
140 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Mishi i prodhuar në laborator, përmes kultivimit të qelizave shtazore, mund të hyjë në të ardhmen edhe në tregun shqiptar. Qeveria ka përgatitur një projektligj të ri për ushqimin, i cili krijon bazën ligjore për autorizimin dhe tregtimin e produkteve ushqimore të prodhuara me teknologji të reja.

Projektligji “Për ushqimin”, përfshin për herë të parë në mënyrë të shprehur në këtë kuadër ligjor ushqimet e prodhuara nga kultura qelizore ose indore të përftuara nga kafshët, duke hapur mundësinë e tregtimit të mishit të kultivuar në laborator.

Bëhet fjalë për një teknologji që mundëson prodhimin e mishit pa pasur nevojë për therjen e kafshës. Procesi nis me marrjen e qelizave shtazore, të cilat shumëzohen në kushte të kontrolluara, duke përdorur një mjedis të posaçëm me lëndë ushqyese.

Ndryshe nga alternativat bimore të mishit, të prodhuara nga soja apo bizelet, produkti i kultivuar në laborator përftohet nga qeliza reale të kafshëve.

Neni 31 i projektligjit i klasifikon këto produkte në kategorinë e “ushqimeve të reja”, së bashku me ushqimet e prodhuara nga mikroorganizmat, kërpudhat, algat dhe materialet e projektuara në shkallë nanometrike.

Por si do të mund të hyjë mishi i laboratorit në Shqipëri?

Sipas nenit 32, produktet ushqimore të reja që janë autorizuar në Bashkimin Evropian dhe janë përfshirë në listat përkatëse të produkteve të lejuara nuk do të kenë nevojë të marrin një autorizim të dytë në Shqipëri.

Në këto raste, autoritetet shqiptare do të verifikojnë nëse produkti është miratuar në BE dhe nëse përmbush kushtet e autorizimit evropian.

Verifikimi do të kryhet përmes një procedure të thjeshtuar nga një komision i posaçëm, i cili do të konfirmojë mundësinë e vendosjes së produktit në tregun shqiptar.

Projektligji parashikon gjithashtu një mekanizëm për produktet e reja ushqimore që synohet të prodhohen në Shqipëri, por që nuk mbulohen nga një autorizim i vlefshëm evropian.

Në këto raste, prodhimi dhe tregtimi do të lejohen vetëm pas marrjes së një autorizimi kombëtar, të mbështetur në vlerësimin shkencor të sigurisë së produktit dhe në përputhjen me kriteret përkatëse evropiane.

Për këtë qëllim, ligji parashikon ngritjen e Komisionit për Autorizimin për Vendosjen në Treg të Produkteve, me pesë anëtarë, tre nga ministria përgjegjëse për ushqimin dhe dy nga autoriteti kompetent.

Komisioni do të ketë kompetencën të japë, ndryshojë, pezullojë ose revokojë autorizimet kombëtare, duke marrë në konsideratë edhe vlerësimet shkencore të riskut.

Kur mund të fillojë tregtimi?

Sipas projektligjit, dispozitat që rregullojnë ushqimet e reja dhe autorizimin e tyre do të fillojnë të zbatohen më 1 gusht 2028, nëse ligji miratohet me formulimin aktual.

Kjo datë nuk përfaqëson nisjen automatike të shitjes së mishit të prodhuar në laborator. Futja e tij në treg do të varet nga ekzistenca e një autorizimi të vlefshëm dhe përmbushja e kërkesave të sigurisë ushqimore.

Ndërkohë, pjesa tjetër e ligjit të ri parashikohet të fillojë zbatimin më 1 gusht 2027, duke zëvendësuar kuadrin aktual ligjor për ushqimin.

Nisma është pjesë e përafrimit të legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian dhe synon të krijojë rregulla për teknologjitë ushqimore që po zhvillohen në tregun ndërkombëtar.

Kështu, megjithëse tregtimi i mishit të kultivuar nuk autorizohet automatikisht, projektligji krijon mekanizmin juridik përmes të cilit produkte të tilla mund të prodhohen ose të vendosen në tregun shqiptar në të ardhmen.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm ERRU miraton çmimet e reja të ujit sipas fashave/ Shtrenjtim deri në 4-fish
Artikulli tjetër Kongresmeni demokrat paralajmëron familjarët e Trump-it për hetimet që i presin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.