KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Beteja e 28 Nëntorit nis në Manastir
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Beteja e 28 Nëntorit nis në Manastir
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitikeRajoni

Beteja e 28 Nëntorit nis në Manastir

Përditësimi i fundit: 19 Nëntor, 2026 3:51 pm
521 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Edi Rama pritet të jetë të dielën, më 22 nëntor, në Manastir, për të marrë pjesë në përkujtimin e Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Aktivitetin e ka organizuar opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut, e drejtuar nga Ali Ahmeti. Sipas informacioneve, Rama do të mbajë një fjalim të fortë mbi dobësimin e pozitës së gjuhës shqipe nga qeveria e Hristijan Mickoskit. Kryeministri shqiptar pritet ta përdorë këtë tribunë edhe për t’iu kundërvënë Albin Kurtit dhe aleatëve të tij në VLEN, të cilët i akuzon se kanë mbështetur protestat kundër tij që prej qershorit.

Përveç Ali Ahmetit, në aktivitet pritet të marrin pjesë edhe drejtues të partive të tjera opozitare, të bashkuara në koalicion me BDI-në. Ata pritet të mbajnë të njëjtën linjë me Ramën në sulmet ndaj VLEN-it dhe Vetëvendosjes.

Vizita në Manastir duket e përgatitur me kujdes për të parandaluar një ofensivë politike që pritet të zhvillohet më 28 nëntor në Tiranë. Sipas burimeve, VLEN-i dhe Vetëvendosja po mobilizojnë mbështetësit e tyre për t’iu bashkuar protestës së paralajmëruar kundër qeverisë.

Nëse protesta shoqërohet me incidente, pasojat politike dhe të sigurisë mund të jenë të konsiderueshme. Për këtë arsye, Rama ka përgatitur një paralajmërim të drejtpërdrejtë për personat që pritet të vijnë në Shqipëri nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ai do t’u kërkojë të mos sulmojnë institucionet shtetërore dhe të mos përdorin mjete të rrezikshme gjatë protestës.

Sipas informacioneve, kryeministri ka siguruar nga organet e sigurisë një material me të dhëna konkrete për personat nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në episodet e dhunshme të protestave në Tiranë. Rama pritet të përmendë emra të veçantë dhe t’i paralajmërojë publikisht që të mos përsërisin veprime të tilla më 28 nëntor.

Burime pranë mazhorancës bëjnë të ditur se vizita dhe fjalimi i paralajmëruar kanë shkaktuar tension në qarqet politike të Maqedonisë së Veriut. Partitë shqiptare që bëjnë pjesë në qeverinë e Mickoskit mund të organizojnë protesta kundër pranisë së Ramës në Manastir.

Nga ana tjetër, BDI-ja dhe aleatët opozitarë të Ali Ahmetit u kanë kërkuar partive shqiptare të mos e kontestojnë kryeministrin e Shqipërisë gjatë aktivitetit. Argumenti i tyre është se Dita e Alfabetit nuk duhet të shndërrohet në një arenë përplasjesh mes shqiptarëve.

Llogaria politike është më e ndërlikuar. Maqedonia e Veriut po i afrohet zgjedhjeve dhe një provokim ndaj Ramës në Ditën e Alfabetit mund t’i dëmtojë partitë shqiptare që qeverisin me Mickoskin. Për këtë arsye, nuk përjashtohet ndryshimi i planit të tyre fillestar.

Edi Rama nuk ka marrë pjesë më parë në përkujtimet e Ditës së Alfabetit në Manastir. Prania e tij këtë herë nuk duket thjesht ceremoniale. Ajo ka karakter të qartë politik dhe synon të prodhojë reagim përballë protestave disamujore kundër qeverisë së tij.

Fjalimi i ashpër ndaj VLEN-it dhe Vetëvendosjes, të cilat Rama i lidh me protestat e flamingove, mund ta rrisë tensionin përpara 28 nëntorit. Sipas informacioneve që qarkullojnë pranë mazhorancës, autoritetet nuk pritet të lejojnë zhvillimin e protestës në bulevard.

 

Marrë nga Pamfleti.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rikthen tensionet në Adriatik: Kroacia, tri barriera Malit të Zi për në BE
Artikulli tjetër Si i ka “blerë” Edi Rama eksponentët e PD-së, në Vlorë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.