KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 31% e shqiptarëve nuk përmbushin nevojat bazë të jetesës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 31% e shqiptarëve nuk përmbushin nevojat bazë të jetesës
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

31% e shqiptarëve nuk përmbushin nevojat bazë të jetesës

Përditësimi i fundit: 20 Nëntor, 2026 12:05 pm
68 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

31,2% e popullsisë në Shqipëri nuk mund të përballonte dot të paktën shtatë nga 13 nevoja dhe aktivitete të jetës së përditshme në vitin 2025, sipas të dhënave të fundit të Eurostat. Ky është është niveli më i lartë në Eurupë dhe gati pesëfishi i mesatares së BE-së dhe gati dy herë mbi atë të Rumanisë, e cila renditej e dyta pas Shqipërisë

Në nivel familjeje, anketa shqyrton nëse familja mund të paguajë në kohë qiranë, faturat ose këstet e kredisë, ta mbajë banesën mjaftueshëm të ngrohtë, të përballojë një shpenzim të papritur, të sigurojë një vakt me mish, pulë, peshk ose një alternativë vegjetariane çdo dy ditë, të kalojë një javë pushime në vit jashtë shtëpisë, të ketë në dispozicion një automjet për përdorim personal dhe të zëvendësojë mobiliet e konsumuara.

Në nivel individual, anketa pyet nëse personi mund të ketë lidhje me internetin, të blejë rroba të reja për të zëvendësuar ato të konsumuara, të ketë dy palë këpucë të përshtatshme, të shpenzojë një shumë të vogël për vete çdo javë, të marrë pjesë rregullisht në aktivitete të kohës së lirë dhe të takohet me miq ose familjarë për një vakt apo pije të paktën një herë në muaj. Eurostat e quan privim të rëndë material dhe social pamundësinë financiare për të përballuar numrin e nevojave dhe aktiviteteve që përcakton ky prag.

31,2% e popullsisë në Shqipëri nuk mund të përballonte dot të paktën shtatë nga 13 nevoja dhe aktivitete të jetës së përditshme në vitin 2025. Ishte përqindja më e lartë ndër vendet me të dhëna të krahasueshme për atë vit.

Në nivel familjeje, anketa shqyrton nëse familja mund të paguajë në kohë qiranë, faturat ose këstet e kredisë, ta mbajë banesën mjaftueshëm të ngrohtë, të përballojë një shpenzim të papritur, të sigurojë një vakt me mish, pulë, peshk ose një alternativë vegjetariane çdo dy ditë, të kalojë një javë pushime në vit jashtë shtëpisë, të ketë në dispozicion një automjet për përdorim personal dhe të zëvendësojë mobiliet e konsumuara.

Në nivel individual, anketa pyet nëse personi mund të ketë lidhje me internetin, të blejë rroba të reja për të zëvendësuar ato të konsumuara, të ketë dy palë këpucë të përshtatshme, të shpenzojë një shumë të vogël për vete çdo javë, të marrë pjesë rregullisht në aktivitete të kohës së lirë dhe të takohet me miq ose familjarë për një vakt apo pije të paktën një herë në muaj. Eurostat e quan privim të rëndë material dhe social pamundësinë financiare për të përballuar numrin e nevojave dhe aktiviteteve që përcakton ky prag.

Mesatarja e Bashkimit Europian ishte 6,3%, me një diferencë prej 24,9 pikësh përqindjeje ndaj Shqipërisë. Në vend, treguesi arriti në 32,6% te gratë dhe 29,7% te burrat. Hendeku gjinor ishte 2,9 pikë përqindjeje në Shqipëri, kundrejt 0,6 pikësh në BE, ku privimi i rëndë preku 6,6% të grave dhe 6,0% të burrave. Treguesi më i lartë është në veri të vendit, me 36.3%, i ndjekur nga qendra 35.1 dhe jugu me 33%.

Rekord në Ballkan, privimi 2.7 herë më i lartë se Maqedonia e Veriut, ndonëse ia kemi kaluar për të ardhurat për frymë

Në vitin 2025, privimi i rëndë material dhe social preku 31,2% të popullsisë në Shqipëri, mbi trefishin e normës në Mal të Zi (9,6%, sipas të dhënave paraprake) dhe në Serbi (9,0%). Për Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën nuk ka të dhëna të krahasueshme për këtë tregues.

Hendeku me Maqedoninë e Veriut mbetet i madh, ndonëse Shqipëria e ka kaluar atë për PBB për frymë. Sipas Bankës Botërore, në vitin 2025 PBB-ja për frymë arriti në rreth 13 mijë dollarë në Shqipëri, kundrejt 10,5 mijë dollarëve në Maqedoninë e Veriut, një diferencë prej 24%. Megjithatë, privimi i rëndë në Shqipëri ishte 2,7 herë sa në Maqedoninë e Veriut, ku norma më e fundit e disponueshme ishte 11,6% për vitin 2024.

Si ndryshon privimi sipas moshës dhe rajonit në BE

Rreth 26,9 milionë njerëz në BE përjetuan privim të rëndë material dhe social. Fëmijët dhe të rinjtë nën 18 vjeç ishin grupmosha më e prekur, me 8,0% te djemtë dhe 7,7% te vajzat. Te popullsia e moshës 18–64 vjeç, norma ishte 6,3%, ndërsa te personat e moshës 65 vjeç e lart zbriste në 4,9%. Në këtë grupmoshë, privimi preku 5,5% të grave dhe 4,1% të burrave.

Rumania (16,8%), Bullgaria (15,0%) dhe Greqia (14,9%) ishin të vetmet vende të BE-së ku treguesi kaloi 10%. Normat më të ulëta u regjistruan në Slloveni (1,9%), Kroaci dhe Poloni (nga 2,0%) dhe Qipro (2,2%).

Dallimet ishin të mëdha edhe brenda të njëjtit vend. Në Rumani, diferenca mes rajonit me normën më të lartë dhe atij me normën më të ulët arriti në 20,8 pikë përqindjeje. Rajoni juglindor i vendit shënoi nivelin më të lartë në BE, me 27,2%. Në Greqi dhe Francë, hendeku mes rajoneve arriti në 16,1 pikë përqindjeje. Në 84 rajone, afërsisht një e treta e rajoneve të BE-së, norma ishte 3,5% ose më e ulët.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm U plagos në protestë, Erjon Vishkulli thërritet për të dëshmuar
Artikulli tjetër Çmimet e ushqimeve në Shqipëri, u rritën 5 herë më shumë se në BE

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.