KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Përditësimi i fundit: 20 Nëntor, 2026 12:57 pm
294 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka çelur brenda një dite të vetme 9 procedura prokurimi me një vlerë totale prej 16.11 miliardë lekësh (ose 178.97 milionë euro pa TVSH), duke lëshuar një lumë fondesh publike në sistemin e prokurimeve pak javë para mbylljes së vitit kalendarik.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në portalin e Agjencisë së Prokurimit Publik, të nënta procedurat do të zhvillohen në të njëjtën ditë, në datën 23 dhjetor.

Praktikisht, në prag të festave të fundvitit dhe ndërrimit të viteve, gara për gati 180 milionë euro do të mbyllet në të njëjtën ditë dhe të njëjtën orë për tre nga kantieret kryesore rrugore në vend.

Projektet
Pjesën më të madhe të kësaj torte e merr ndërtimi i aksit rrugor Ura e Grykshit – Peqin, për të cilin janë vënë në dispozicion 83.56 milionë euro të ndara në tri faza paralele.

Pas tij renditet zgjerimi i superstradës Tiranë – Durrës, që thith 53.54 milionë euro për vijimin e punimeve në fazat IV dhe V, ndërsa rruga e vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa përfiton 39.61 milionë euro për rikonstruksionin e loteve 4, 5 dhe 6.

Fatura e plotë mbyllet me 2.26 milionë euro të akorduara për sistemimin dhe asfaltimin e segmentit nga kryqëzimi i rrugës “Miqësia” deri te Eco Park në Durrës.

Hapja e menjëhershme e 9 tenderëve të mëdhenj nga i njëjti institucion—dhe mbyllja e garës më 23 dhjetor, vetëm pak ditë para festave të fundvitit—ndjek një skemë të njohur të përqendrimit të prokurimeve në fund të vitit kalendarik.

Ndarja e të njëjtave vepra publike në faza dhe lote të veçanta, me vlera që sillen mes 10.6 dhe 29.7 milionë eurove secila, krijon terrenin ideal që operatorët e mëdhenj të tregut të ndajnë kontratat mes tyre, ndërsa afati i ngjeshur i fundvitit zbeh vëmendjen publike dhe vështirëson skanimin e detajuar të kritereve teknike.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Artikulli tjetër Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
Iluzioni i një bonusi
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.