Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Këshilli i Legjislacionit ka miratuar kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet e 11 majit 2025.
Pas diskutimeve, kryetari i Këshillit të Legjislacionit, Damian Gjiknuri, propozoi që relacioni përkatës t’i përcillet kryetarit të Kuvendit, në mënyrë që procedura të vijojë në Konferencën e Kryetarëve. Në këtë fazë do të përcaktohen hapat e mëtejshëm për ngritjen e komisionit, përfshirë përbërjen, datën e seancës dhe afatet e funksionimit të tij.
“Besoj se këtu mund t’i japim fund diskutimeve duke propozuar përcjelljen e relacionit te kryetari i Kuvendit, për të vazhduar më tej në Konferencën e Kryetarëve dhe për të përcaktuar hapat për ngritjen e komisionit hetimor, sipas një procedure të konsoliduar, për caktimin e anëtarëve, përcaktimin e seancës dhe afatet e komisionit hetimor”, u shpreh Gjiknuri.
Në qershor 2026, Gjykata Kushtetuese vendosi që Kuvendi të ngrejë një komision hetimor për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, pas kërkesës së paraqitur nga Partia Demokratike. Në vendimin e saj unanim, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se kërkesa e demokratëve plotëson kriteret kushtetuese për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar.
Marrë nga Dosja.al