KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sipërfaqet e kripëzuara të tokës në Shqipëri janë rritur në nivele alarmante
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Sipërfaqet e kripëzuara të tokës në Shqipëri janë rritur në nivele alarmante
AnalizeOpinion

Sipërfaqet e kripëzuara të tokës në Shqipëri janë rritur në nivele alarmante

Përditësimi i fundit: 21 Shtator, 2024 7:52 am
94 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Sipërfaqet e kripëzuara të tokës në vend janë rritur në nivele alarmante në raport me disa dekada më parë.

Një raport i Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit tregon se nga matjet e bëra në disa rajone si Dërmenas dhe Libofshë në Qarkun e Fierit, niveli i kripësisë është rritur edhe në ato që më herët kanë qenë toka normale dhe pjellore.

Po kështu sipërfaqe të tjera toke janë prekur nga moçalizimi, diçka që i ka bërë ato sërish të degraduara. Kjo e dyta është matur në rajone si Orikum, Vlorë, dhe Sheqeras, Qarku i Korçës.

“Tokat e marra në studim sipas klasifikimit rezultojnë me shkallë të ndryshme kripëzimi, duke filluar nga niveli i tokave dobësisht të kripura në shumë të kripura.

Nga vlerësimi duket se ka një rritje të tokave të kripura dhe shumë të kripura, zona e tokave me probleme kripëzimi shtrihet edhe në thellësi të tokave normale. Përmbajtja e kripërave të përgjithshme shkon nga 0.610% në 8.600%.

Ka një rritje alarmuese të tokave të kripura, shumë të kripura dhe sodike, në rreth 1.5 herë krahasuar me vitin 1984. Sodimi i tokave është një problem alarmues jo vetëm si element toksik, por ndikimi i saj manifestohet në ndryshimin e cilësive të tokës, uljen e shkallës së përdorimit dhe degradimin kimik, fizik dhe biologjik të saj” thuhet në raport.

Raporti vlerëson se ka ndryshime të theksuara në përmbajtjen e kripërave në tokat e studiuara ndërmjet zonave dhe brenda tyre, si rezultat i mos ndërhyrjes me masa parandaluese ose lënia jashtë vëmendjes dhe braktisja e tyre.

“Nga vlerësimi i treguesve të analizuar për natyrën e kripëzimit, ka rezultuar se ai i përket tipit të kripëzimit tërësisht klorur, pasi vlerat e raportit Cl/SO4 janë mbi 2.

Reaksioni i tokës në zonën e studiuar rezulton në vlera shumë të larta që shkon nga 7.9 në 9.8. Sipas klasifikimit karakterizohen shumë alkaline deri në shumë fuqimisht alkaline, duke favorizuar kështu procesin e sodimit” thuhet në raport.

Ky i fundit sjell në vëmendje se në vendin tonë tokat e kripura janë afërsisht 40 000 ha, që shtrihen në të gjithë gjatësinë e tokave bujqësore, përgjatë bregdetit, nga Vrina dhe Xara në Sarandë, vazhdon përgjatë vijës bregdetare, në drejtim të Vlorës, Fierit, Durrësit, Lezhës deri në Velipojë, Shkodër.

Para viteve 1990 si rezultati bonifikimit dhe masave të tjera përmirësuese të marra, shumë toka të përmbytura dhe të kripëzuara u vunë nën kulturë dhe u shfrytëzuan për një kohë relativisht të gjatë.

Por cilat janë rajonet e marra në studim dhe nga ku kanë dalë rezultate jo aq optimiste?

Sa i takon kripëzimit, studimi është realizuar në njësitë administrative: Dërmenas dhe Libofshë, në të gjithë sipërfaqet e tyre, që shtrihen nga bregdeti deri në thellësi të këtyre njësive.

Tokat me të kripura rezultojnë tokat e komunës Dërmenas me 66.6% dhe më pak të kripura ato të Libofshës me 20%. Nisur nga niveli i lartë i kripërave dhe pH shumë i lartë ( mbi 9) mund të themi se tokat e kësaj zone ekologjike kanë probleme kripëzimi dhe sodimi.

Duke ju referuar të dhënave të analizave kimike mund të themi se tokat me probleme kripëzimi kanë tendence që të zgjerohen në thellësi të tokave që më parë ishin me tregues normal të pjellorisë, duke rritur kështu sipërfaqen e tokave me probleme kripëzimi krahasuar me periudhën para viteve 1990.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, Helsinki: Refuzon të hajë ushqimin e komandës

Shqiptarët nuk duan t’ia dinë për çmimin, importi i naftës u rrit në mars

“Konkurrenca” fal Spitalin Amerikan dhe Hygeia-n

E-Albania sërisht jashtë funksionit

One Albania/ Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG, mediat hungareze flasin për faliment

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ligji u shfuqizua, por profesionistëve të lirë nuk do t’u kthehen pagesat
Artikulli tjetër Kullat e reja të Tiranës, Rama në pazar si pronari i tokave shtetërore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Veliajt për kontrollet dhe sekuestrimet
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 28 Prill, 2026
TAP-i ndërton pikën e daljes në Fier, por qeveria nuk di ku ta çojë gazin
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
Të indeksuarit!
Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Prill, 2026
Vangjel Tavo i jep kompanisë nën hetim nga SPAK, mbi 200 mijë €, për sezonin në Himarë
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion 28 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.