Ka qenë një operacion tre-ditor i kryer nga një grup agjencish britanike të ligj-zbatimi në Irlandën e Veriut, dhe Britani, Agjencisë së Luftës Kundër krimit, NCA, forca të ndryshme policore britanike dhe partnerë ndërkombëtarë, për të shkatërruar rrjetin e trafikimit të qenieve njerëzore që mbërrijnë në Britani përmes Republikës së Irlandës drejt Irlandës së Veriut e cila është pjesë e Britanisë se Madhe.
31 trafikantë janë arrestuar, që lehtësonin kalimin drejt Britanisë së emigrantëve me dokumente false, përmes porteve dhe aeroporteve të Irlandës që kanë një zonë të përbashkët udhëtimi pa viza me Britaninë, edhe pse nuk janë pjesë e zonës Shengen, por që emigrantët mund të hyjnë në Irlandë si vend i BE-së, në kësi rastesh me dokumente false.
Rreth 400 mijë stërlina janë sekuestruar dhe 10 dokumenta fallco janë kapur gjatë operacioneve në pikat e kalimeve kufitare dhe rrugë lidhëse në qytete, si Belfasti, Liverpuli, Luton dhe adresa ne Skoci. Ka qene gazeta The Telegraph e Londrës që një vit më parë zbuloi kontrollet e buta kufitare mes Irlandës dhe Britanisë, edhe pse ky ishte një sekret publik, që shfrytëzohej nga shqiptarët për të emigruar drejt Britanisë nëpër taksi që kushtonin deri në 2,500 stërlina, që është më pak se kostoja e kalimeve me gomone.
Të ardhurve me gomone sipas ligjit të para dy vjetëve nuk u lejohet kërkimi i azilit, ndërkohë të ardhurve të tjerë si me manune apo në forma të tjera nuk preken nga ky rregull, andaj dhe ka shtim të mbërritjeve përmes rrugëve të tjera të kalimeve të paligjshme. Ministrja britanike e Azilit dhe Sigurisë se Kufijve, Dame Angela Eagle, thotë se ky operacion ka qenë një sukses i madh dhe dërgon një sinjal të qartë se grupet e trafikantëve që shkelin ligjin do përballen me pasoja serioze.