KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Burime amerikane: Rusia po përdor inteligjencën artificiale për të ndikuar zgjedhjet presidenciale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Burime amerikane: Rusia po përdor inteligjencën artificiale për të ndikuar zgjedhjet presidenciale
BotaOpinion

Burime amerikane: Rusia po përdor inteligjencën artificiale për të ndikuar zgjedhjet presidenciale

Përditësimi i fundit: 24 Shtator, 2024 8:03 pm
93 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Rusia ka krijuar më shumë përmbajtje duke përdorur inteligjencën artificiale për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane se cilado fuqi tjetër e huaj, në kuadër të përpjekjeve të tyre më të gjera për të përforcuar kandidaturën e republikanit Donald Trump ndaj demokrates Kamala Harris, deklaroi të hënën një zyrtar amerikan i zbulimit.

Zyrtari nga Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar (ODNI), i cili foli me kusht që të mos identifikoje me emër, i bëri këto komente gjatë një takimi informues me gazetarë rreth përdorimit të pretenduar të inteligjencës artificiale nga Rusia dhe shtetet e tjera për të ndikuar në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Përmbajtja e prodhuar nga Moska duke përdorur inteligjencën artificiale “përputhet me përpjekjet më të gjera të Rusisë për të përforcuar kandidaturën e ish Presidentit Trump dhe për të denigruar Nënpresidenten Harris dhe Partinë Demokrate, përfshirë përmes teorive konspirative”, tha ai.

Ambasada ruse në Uashington nuk iu përgjigj kërkesës për të komentuar këto deklarata. Në të kaluarën Rusia ka mohuar ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane.

Përdorimi i inteligjencës artificiale për të prodhuar përmbajtje bazohet në të dhënat paraprake për të vepruar. Në këtë formë, ajo krijon përmbajtje të re në formë teksti të shkruar, fotografish dhe video-incizime që duket sikur të jenë krijuar nga njerëzit.

Zyrtari i ODNI-së tha se Rusia ka prodhuar më shumë përmbajtje duke përdorur inteligjencën artificiale për të ndikuar në zgjedhjet e nëntorit se cilido shtet tjetër, por nuk dha ndonjë shifër për sasinë e përmbajtjes së prodhuar nga inteligjenca artificiale.

Ai tha se Rusia është një aktor shumë më i sofistikuar dhe se e kupton shumë më mirë procesin e zgjedhjeve amerikane dhe objektivat e caktuar.

I pyetur se si Rusia po shpërndan përmbajtjen e krijuar me inteligjencë artificiale, zyrtari e mori si shembull njoftimin e 9 korrikut të Departamentit të Drejtësisë për shpartallimin e një operacioni që pretendohet se kishte mbështetjen e Moskës, i cili përdori llogari të rrjeteve sociale të fuqizuara nga inteligjenca artificiale për të shpërndarë mesazhe pro-Kremlin në Shtetet e Bashkuara dhe gjetiu.

Zyrtari tha se “aktorët rusë të ndikimit” inskenuan një video-regjistrim mbi të cilën u raportua shumë, në të cilën një grua pretendon se ishte viktimë e një aksidenti të shkaktuar nga zonja Harris, e cila pasi e kishte goditur kishte braktisur vendin e ngjarjes. Video-incizimi, megjithatë, ishte i inskenuar dhe jo i prodhuar nga inteligjenca artificiale, tha ai. ‘Microsoft’ njoftoi javën e kaluar se hulumtimet e tyre treguan që ky video-incizim ishte vepër e një operacioni rus të dezinformimit.

Kina ka përdorur përmbajtje të krijuar përmes inteligjencës artificiale në përpjekje për të ndikuar tek imazhi i saj në botë, por jo për të ndikuar tek rezultati i zgjedhjeve amerikane, tha zyrtari.

“Kina po përdor inteligjencën artificiale si pjesë të operacioneve më të gjera që synojnë t’u japin formë qëndrimeve botërore për Kinën dhe për të zmadhojë çështjet përçarëse në politikën amerikane”, tha zyrtari. “Ende nuk po shohim se Kina po përdor inteligjencën artificiale për ndonjë operacion të veçantë që ka për objektiv rezultatin zgjedhor amerikan.”

Aktorët iranianë të ndikimit kanë përdorur inteligjencën artificiale për të krijuar postime në rrjetet sociale dhe “për të shkruar artikuj gazetash të jo autentike për faqe interneti që pretendojnë se janë faqe të vërteta interneti të lajmeve”, tha zyrtari.

Përmbajtjet e krijuara nga aktorët iranianë janë në gjuhën angleze dhe spanjolle. Ato kishin për objektiv votuesit amerikanë “në gjithë spektrin politik për çështje polarizuese” siç janë Izraeli dhe konflikti në Gazë dhe rreth kandidatëve presidencialë, tha zyrtari.

Misioni iranian në Kombet e Bashkuara nuk iu përgjigj kërkesës për koment. Irani në të kaluarën ka mohuar pretendimet se po ndërhyn në zgjedhjet amerikane.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin

Retorika e dhunës e të majtës kundër presidentëve republikanë

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit: Shqipëria e 83-ta

Rishikimi i reformës territoriale nga PS dhe PD

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Drogë me anije peshkimi nga Shqipëria, antimafia italiane çmonton grupin e trafikut
Artikulli tjetër Sveçla: Aktakuza për Banjskën e anashkalon përgjegjësinë e institucioneve të Serbisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore 30 Prill, 2026
Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin
Aktuale Kryesore Sociale Sporti 30 Prill, 2026
UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale
Aktuale Analize Sociale Sporti 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.