Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, shfrytëzoi fjalimin e tij të gjatë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën për të përmendur Gazën, si një shembull të dështimeve te sistemit të OKB-së.
Ai ka vazhduar duke kërkuar që të ndalet lufta në Gaza teksa ka bërë sërish një krahasim mes Netanyahut dhe Hitlerit.
“70 vjet më parë, ashtu si Hitleri u ndalua nga një aleancë e humanitetit, Netanyahu dhe rrjeti i tij vrasës duhet të ndalohet nga një aleancë e humanitetit”, është shprehur Erdogan.
“Një ngjarje sportive e ndjekur nga fëmijë të pafajshëm dhe qindra miliona njerëz të të gjitha moshave dhe besimeve është përdorur si një mjet në një mënyrë shumë të shëmtuar për propagandën e de-gjinorizimit”, ka deklaruar Erdogan.
“Ato skena të këqija jo vetëm që kanë plagosur thellë botën katolike, botën e krishterë, por edhe myslimanët dhe këdo që respekton vlerat e shenjta”, ka shtuar ai.