KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zbulohen shifrat e aseteve të konfiskuara nga SPAK, si prejardhje e veprimtarive korruptive
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Zbulohen shifrat e aseteve të konfiskuara nga SPAK, si prejardhje e veprimtarive korruptive
AktualeAnalizeKorrupsion

Zbulohen shifrat e aseteve të konfiskuara nga SPAK, si prejardhje e veprimtarive korruptive

Përditësimi i fundit: 26 Shtator, 2024 4:07 pm
249 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes prezantoi sot gjetjet e studimit të saj të ri mbi punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas këtij raporti, nga viti 2020 deri në vitin 2023, hetimet ndaj zyrtarëve të lartë në rastet e korrupsionit treguan ndryshueshmëri. Në vitin 2023, zyrtarët e lartë përbënin 8.5% (18 nga 212) të të pandehurve gjithsej, një rritje krahasuar me vitin 2022, ku ata përbënin 4.8% (14 nga 291).

Kjo përbën një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin 2021, ku vetëm 0.5% (1 nga 192) e të pandehurve ishin zyrtarë të lartë, dhe pak më e ulët se në vitin 2020, ku 1.8% (4 nga 218) e të pandehurve ishin zyrtarë të lartë. Këto ndryshime tregojnë se përpjekjet për të hetuar dhe mbajtur përgjegjës zyrtarët e lartë në rastet e korrupsionit kanë qenë të ndryshueshme, por gjithsesi në rritje.

Të pandehur të nivelit të lartë të dënuar

Në vitin 2023, 75% (9 nga 12) e të pandehurve të nivelit të lartë u dënuan, duke treguar përparim të konsiderueshëm në krahasim me vitin 2022, ku 57.1% (8 nga 14) e të pandehurve të nivelit të lartë u dënuan. Kjo përbën një rritje të dukshme krahasuar me vitin 2021, ku vetëm 30% (3 nga 10) e të pandehurve të nivelit të lartë u dënuan, dhe dukshëm më e lartë se në vitin 2020, kur vetëm 25% (1 nga 4) u dënuan. Këto ndryshime tregojnë një tendencë në rritje në sigurimin e dënimeve ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë, megjithëse mbetet e paqëndrueshme.

Vlera e aseteve të sekuestruara/konfiskuara nga veprimtaria korruptive

Në vitin 2023, vetëm 1 rast përfshinte konfiskimin e aseteve me vlerë mbi 1 milion euro, dhe nuk kanë rezultuar raste me vlera nga 400,000 deri në 1 milion euro.

Kjo tregon një rënie krahasuar me vitet e mëparshme, veçanërisht me vitin 2020, ku kishte 7 raste me konfiskime mbi 1 milion euro.

Numri i rasteve me konfiskime të aseteve me vlera të mesme dhe të vogla ka qenë shumë i vogël.

Kjo sugjeron se konfiskimi i pasurive me vlera të mëdha ka ndodhur më rrallë, pra autoritetet kanë rikuperuar më pak asete të vlefshme nga rastet e korrupsionit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trojka e ambasadorëve: Të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese
Artikulli tjetër Në Banjat e Bënjës po ndërtohet, projekti shqetëson turistët dhe ambjentalistët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim
Finance Koment Kryesore Politike Sociale 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.