KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Në Banjat e Bënjës po ndërtohet, projekti shqetëson turistët dhe ambjentalistët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Në Banjat e Bënjës po ndërtohet, projekti shqetëson turistët dhe ambjentalistët
AktualeKryesoreSociale

Në Banjat e Bënjës po ndërtohet, projekti shqetëson turistët dhe ambjentalistët

Përditësimi i fundit: 26 Shtator, 2024 4:09 pm
117 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Banjat termale të Bënjës dhe kanioni i Langaricës të vendosura 20 minuta larg Përmetit, janë mes atraksioneve natyrore më të preferuara të vjeshtës dhe të dimrit në Jug të vendit.

Paralelisht sezonit që po vazhdon një investim publik i Fondit Shqiptar të Zhvillimit duket se ka shqetësuar dhe konfuzuar shumë prej atyre që vizitojnë Langaricën këto ditë.

“Është shumë ngrohtë, uji është i ngrohtë dhe nuk ka edhe aq shumë njerëz kështu që është shumë bukur, vërtetë. Nuk e di çfarë po bëjnë këtu por patëm mundësi të ecnim përreth 1 km dhe mund të them se kjo nuk na shqetësoi sepse pas 200 m nuk dëgjohet më zhurma”, shprehet një turist.

“Jemi nga Irlanda dhe sapo kemi ardhur këtu. Po punojmë remote nga Shqipëria për gati një muaj dhe ishte shumë bukur. Kemi qenë në Himarë, në Borsh, në Gjirokastër, këtu, pra 5 javë në Shqipëri. Kjo zhurma këtu është pak zhgënjyese. Nuk e di çfarë po bëjnë sepse sapo kemi ardhur. Patëm edhe pak vështirësi që të orientohemi por kjo që shohim edhe zhurma është disi çorientuese.”, thotë një turist nga Irlanda.

“E ke idenë çfarë po bëhet këtu? Po, po rregullohet muri mbrojtës për parkun këtu, se erdhi lumi dhe e hëngri aty poshtë. Keni pasur probleme nga kjo gjë? Po po unë kam pasur edhe lokalin këtu më përpara dhe vinte lumi deri tek lokali.”

Projekti sipas bashkisë Përmetit synon të realizojë mbrojtjen lumore dhe evitimin e erozionit.

“Ka një projekt që sapo ka nisur zbatimin që synon në punime riparimi, mirëmbajtje, rehabilitimi të gjithë infrastrukturës së ujitjes, kullimit, mbrojtjes nga përmbytja, mur mbajtës për tarracimet e tokave bujqësore”, u shpreh Alma Hoxha kryetare e bashkisë Përmet.

A është miqësore me mjedisin gjithë kjo ndërhyrje?

“Sigurisht që në projekt janë parashikuar që kjo ndërhyrje të jetë miqësore me mjedisin.”

Sasi të mëdha inertesh dhe gurësh të zinj zalli po zhvendosen nga mjetet e rënda në shtratin e lumit shumë pranë vaskave termale dhe urës mesjetare të Kadiut. Përgjegjësi i kantierit Elvjon Musaj thotë se gërryerja e lumit për ndërtimin e murit mbrojtës është e pashmangshme por sipas tij ndërhyrja nuk do të ndryshojë fizionominë e rrjedhës.”, shton më tej kryetarja e bashkisë.

Më shpjegoni pak çfarë po ndodh këtu? Kemi një zhvendosje të gjithë zallit të gurit të zi që ishte edhe atraksion natyror.

“Ne thjesht po hapim themelet dhe pastaj do sjellim materiale dhe do ndërtojmë murin. Ky material pastaj do mbështetet mbi murin që ne do ndërtojmë për ta përforcuar.”, përgjigjet Hoxha.

A ka një dëmtim ambjental të shtratit të lumit në këto kushte?

“Nuk e besoj se kemi dëmtim sepse thjesht është e nevojshme që të hapet themeli.”, shton më tej kryetarja e bashkisë.

Nga ana tjetër ambjentalistët janë të shqetësuar për ndërhyrjen. Olsi Nika nga Eco Albania argumenton se ndërhyrja është agresive dhe kërcënuese për natyrën e këtij habitati dhe do të duhej të ishte konsultuar me grupet e interesit para implementimit.

” Kjo ka të bëjë me një modernizim të natyrës dhe tjetërsim të natyrës në hapësirën e një zone të mbrojtur, pavarësisht se nuk është pjesë e parkut kombëtar të lumit Vjosa, është pjesë e një parku tjetër Bredhi i Hotovës-Dangëlli e nga ana tjetër është një nga zonat që për shkak të natyralitetit ka tërhequr vëmendjen e mjaft vizitorëve. Faza e parë që shohim me makineritë e rënda që punojnë direkt në shtratin e lumit është pikërisht faza më shkatërrimtare sepse ajo ndikon drejtpërdrejt në hidromorfologjinë e rrjedhës së lumit Langarica por edhe në florën e faunën që ndodhet në këtë lumë. Është e papranueshme kjo mënyrë kaq agresive ndërhyrjeje për të siguruar në mendjen e atyre që zhvillojnë më shumë turistë ndërkohë që është natyraliteti ai që duhet mbrojtur sepse është kjo arsyeja pse turistët shkojnë në atë zonë. Nga ana tjetër për këtë projekt ne si palë interesi nuk jemi informuar apo thirrur na asnjë dëgjesë publike. Kur bëhet fjalë për një ndërhyrje në natyre të këtyre përmasave është mirë që të konsultohen të gjitha grupet e interesit në mënyrë që edhe ndërhyrjen në këto zona sensitive të bëhen në mënyrën e duhur.”, shprehet Olsi Nika, ekspert mjedisi Eco Albania.

Në Bënjë mes kanionit të Langaricës gjenden të paktën katër burime sulfurore me efekte shumë të larta kurative për reumatizmat, lëkurën, sëmundjet e aparatit të tretjes. Më parë mes viteve 1964-1975 vaskat sulfurore shfrytëzoheshin nga shteti por më pas shfrytëzimi i tyre ka qenë kaotik dhe spontan. Ndërhyrja aktuale duket se po i paraprin një tjetër plani shfrytëzimi të këtij destinacioni që për momentin nuk është i qartë por që parashikon ngritjen e shërbimeve për vizitorët.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Sulm me thikë në Londër, plagosen dy persona! Policia arreston autorin

Shqiptarët e pasur grumbullojnë miliardat, të zakonshmit kursejnë qindarka

Treshja e Bayern-it, Kane-Diaz-Olise, kap kuotën e 100 golave

David Alaba “përfshihet” në një mashtrim miliona eurosh në Tiranë

FIFA do të propozojë që, çdo ekip të ketë në fushë një lojtar U-21

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zbulohen shifrat e aseteve të konfiskuara nga SPAK, si prejardhje e veprimtarive korruptive
Artikulli tjetër Denoncimi për vëllanë e Xhafajt, Gjykata e Apelit dënon deputetin Ervin Salianji

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Investimet e huaja/ Rajoni konsolidohet me qendra prodhuese, ne bëhemi ekonomi “real estate”
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Rajoni 30 Prill, 2026
Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ Trump refuzon propozimin iranian! Tehrani kërcënon sërish
Aktuale Analize Bota Politike 30 Prill, 2026
Zhvatja e 50 mln eurove/ ‘Der Standard’: Kriminelët vepronin në zemër të Tiranës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 30 Prill, 2026
Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në Europë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.