KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Opozita në protestë, më 7 tetor, para kryeministrisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Opozita në protestë, më 7 tetor, para kryeministrisë
AktualeKryesorePolitike

Opozita në protestë, më 7 tetor, para kryeministrisë

Përditësimi i fundit: 29 Shtator, 2024 11:29 pm
104 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të opozitës vendosi njëzëri të dielën në mbrëmje, që të zhvillojë pasditen e 7 tetorit një tubim proteste para kryeministrisë për të reaguar, siç u deklarua në mbledhje “kundër padrejtësive të kryeministrit Edi Rama, i cili ka grumbulluar çdo pushtet në duart e tij”.

Në deklaratën e kryesisë drejtuar Këshillit për miratim thuhet se “rendi kushtetues ka rënë dhe balanca mes pushteteve është asgjësuar”, se “kryeministri ka asgjësuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, dhe se ka mohuar “të drejtën për një qeveri asnjanëse teknike në zgjedhjet e ardhshme”, duke synuar “deformimin e vullnetit të qytetarëve dhe pengimin me forcë të rotacionit politik”.

Krahas arrestit në shtëpi të ish kryeministrit Sali Berisha, si dhe proceseve hetimore e gjyqësore ndaj disa emrave të tjerë opozitarë, në deklaratë përmendet dënimi me 1 vit burgim i nënkryetarit të grupit parlamentar të PD-së Ervin Salianji nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë për rastin e audio-përgjimit ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Hetimet e prokurorisë kishin zbuluar se biseda ishte inskenuar, dhe se rolin e vëllait të zotit Xhafaj, e kishte marrë përsipër një tjetër person.

Por sipas opozitarëve zoti Salianji “u burgos në një proces gjyqësor politik, sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë shqiptare, përkatësisht të vëllait të ministrit të brendshëm”.

Para se të miratohej vendimi i sotëm për protestën, kryetari i PD-së, Sali Berisha, foli gjatë një fjalimi online nga banesa para Këshillit Kombëtar, për “mosbindje civile” dhe protesta “me sulm, pa kthim prapa deri në fitore” kundër asaj që opozita e quan “shkelje e lirive politike e demokratike prej një regjimi të narkodiktaturës”.

Përfaqësues të shumicës socialiste i kanë hedhur poshtë kritikat për kapje të drejtësisë, duke theksuar se nuk komentojnë në asnjë rast vendimet e gjykatave dhe se kushdo i pandehur në të dy anët e politikës mban vetë përgjegjësi para akuzave të ngritura nga drejtësia.

Ish kryeministri Berisha mbahet në arrest shtëpie, ndërkohë që, pas afro një vit hetime, ai u akuzua dy javë më parë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK për korrupsion pasiv në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Hetimet e sapombyllura përfshijnë ata të dy dhe 3 persona të tjerë në aferën e dyshuar korruptive në çështjen e ish kompleksit sportiv Partizani, akuza që ata i kanë hedhur poshtë si të manipuluara.

Tensionet dhe përçarjet në gjirin e forumeve të Partisë Demokratike të opozitës, me kongrese, gjyqe e përjashtime të ndërsjellta mes drejtuesve, deri në sulme fizike ndaj selisë, janë një tjetër kapitull plot probleme mes tyre, që ka nisur prej majit 2021, kur ish kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij u përcaktuan nga Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, si të papërshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së zotit Berisha në korrupsion domethënës.

Në përcaktim theksohej se zoti Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tirana gjen fitoren e parë, në javën e shtatë të Superiores
Artikulli tjetër Kreu i Hezbollahut vritet nga një bombë 80 ton

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.