Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kandidatja e Partisë Demokratike për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris deklaron se është në favor të legalizimit të përdorimit rekreativ të marijuanës.
E intervistuar nga një podcast, ajo e trajtoi publikisht këtë çështje për herë të parë që kur u emërua si kandidate demokrate për presidencën e SHBA.
Unë mendoj se jemi në një pikë ku duhet të kuptojmë se duhet të legalizojmë marijuanën dhe të ndalojmë kriminalizimin e kësaj sjelljeje.
Besoj se njerëzit nuk duhet të shkojnë në burg për tymosjen.
Media amerikane nënvizon se deri më tani kandidatja demokrate e kishte shmangur adresimin e çështjes gjatë fushatës presidenciale dhe se nuk ka referenca për marijuanën as në faqen e saj të fushatës elektorale.