KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Deputeti gjerman: Partia Demokratike duhet të ndryshojë kreun
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Deputeti gjerman: Partia Demokratike duhet të ndryshojë kreun
OpinionPolitike

Deputeti gjerman: Partia Demokratike duhet të ndryshojë kreun

Përditësimi i fundit: 8 Tetor, 2024 6:36 pm
105 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Gunther Krichbaum, zëdhënësi për çështjet evropiane i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, ka reaguar ashpër ndaj protestave të dhunshme të zhvilluara së fundmi në Tiranë nga përkrahësit e Partisë Demokratike, duke i cilësuar ato të papranueshme për një vend kandidat për në Bashkimin Evropian. Në një deklaratë për media, lëshuar të martën në Berlin, Krichbaum  ka bërë thirrje për distancimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit Sali Berisha nga aktet e dhunshme: Nëse Berisha do të kishte ende sadopak besueshmëri, ai do të duhej të distancohej menjëherë nga kjo lloj proteste dhe t’i përjashtonte  të dhunshmit nga partia. “Fatkeqësisht lind dyshimi se Berisha po i nxit më tej këto protesta”.

PD duhet të ndryshojë kreun

Në të kaluarën, Partia Demokratike ka qenë e njohur për vlerat e saj evropiane, por sipas Krichbaum, ajo është larguar gjithnjë e më shumë nga këto parime. Ai theksoi se është e domosdoshme që PD-ja të rinovohet dhe të zgjedhë në krye një lider me integritet, në mënyrë që të funksionojë si një opozitë e fortë dhe konstruktive. “Një demokraci e shëndetshme ka nevojë për një qeveri dhe për një opozitë të fortë,” tha Krichbaum.

Lidhur me arrestin shtëpiak të Berishës, Krichbaum theksoi se SPAK është një institucion i pavarur dhe i besueshëm, krijuar nën presionin e Bashkimit Evropian, dhe se akuza ndaj Berishës është serioze. Sipas tij, në çdo shtet të Bashkimit Evropian, një politikan me akuza të tilla do të ishte në paraburgim dhe jo në arrest shtëpie komod. Krichbaum theksoi se “Berisha nuk duhet të paraqitet si viktimë e një procesi të motivuar politikisht, por duhet të përballet me akuzat ndaj tij”. 

Në përfundim, Krichbaum deklaroi se ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të parë nëse Partia Demokratike do ta ketë forcën e nevojshme për t’u rinovuar dhe për të rifituar besimin e qytetarëve shqiptarë dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Mosbindje civile kundër qeverisë Rama 

Protestat që filluan të hënën në Tiranë janë organizuar nga opozita e djathtë, veçanërisht përkrahësit e Partisë Demokratike, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. Protestat janë përshkallëzuar në dhunë, me disa protestues që kanë hedhur kokteje Molotov ndaj ndërtesave qeveritare, përfshirë selinë e Partisë Socialiste dhe Ministrinë e Brendshme.

Shkaku kryesor i këtyre protestave lidhet me akuzat për korrupsion ndaj qeverisë së Ramës, si dhe me arrestimin e deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, të cilin opozita e konsideron një akt politik të motivuar nga hakmarrja. Opozita gjithashtu kërkon lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga arresti shtëpiak, ku ndodhet për akuzat e korrupsionit. Berisha u vu në arrest shtëpie dhjetorin e kaluar, ndërsa hetohej për një ligj që thuhet se i dha dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, përfitime financiare në një projekt ndërtimi. Si Berisha, ashtu edhe Malltezi i mohojnë akuzat, duke pretenduar se janë viktima të një hakmarrjeje politike. Pavarësisht hetimeve, Berisha rimori drejtimin e Partisë Demokratike dhe në korrik u konfirmua nga një gjykatë në Tiranë, si kryetari i saj.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm E ardhmja e Klubit Sportiv Tirana në rrezik
Artikulli tjetër Nobeli për Fizikë për dy shkencëtarë, që zhvilluan inteligjencën artificiale

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.