KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Prokurimet publike më 2024-ën, 13.8% kishin vetëm një ofertues
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Prokurimet publike më 2024-ën, 13.8% kishin vetëm një ofertues
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinion

Prokurimet publike më 2024-ën, 13.8% kishin vetëm një ofertues

Përditësimi i fundit: 11 Tetor, 2024 6:53 am
222 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Vit pas viti treguesit e konkurrencës në prokurimet publike po shënojnë rënie. Përqindja e prokurimeve ku kishte vetëm një ofertë është rritur me tej në vitin 2024.

Sipas databazës se prokurimeve publike nga fillimi i vitit deri në javën e parë të korrikut 2024 u zhvilluan gjithsej 18,341 procedura prokurimi, në të cilat 2540 ose 13.8 për qind e tyre kishin vetëm një ofertë.

Për të gjithë vitin 2023 ishin zhvilluar 25,137 procedura prokurim dhe 12,9 për qind e tyre ishin vetëm me një ofertë.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se, prokurimet me vetëm një ofertë ishin zakonisht shërbime të sigurimit, sigurisë, medikamente, udhëtime, shërbime hotelerie, karburante, pajisje sigurie, automjete etj.

Parimi themelor i prokurimit publik është konkurrenca e drejtë në mes operatorëve ekonomik. Në këtë mënyrë zhvillohet gara dhe rritet mundësia për të prokuruar mallra shërbime me çmime më të ulëta dhe më cilësore. Pjesëmarrja vetëm e një operatori ofron zero mundësi për negocim në çmim dhe gjithashtu ul pritshmëritë për cilësinë e mallit apo shërbimit publik që qeveria prokuron me fonde publike.
Vlera e prokurimit me vetëm një fitues ishte 6,7 miliardë lekë rreth 67 milionë euro në 7 mujorin 2024. Vlera e prokuruar për të cilën u shpall fituesi në të njëjtën periudhë ishte 64 miliardë lekë (64 milionë euro). Afërsisht 10 për qind e prokurimeve me fitues ishin me një ofertues në garë.

Shqipëria i ka të digjitalizuara sistemet e prokurimit. Regjistri i parashikimeve të procedurave të prokurimit publik dhe regjistri i procedurave të prokurimit publik të realizuara përgatiten elektronikisht dhe publikohen në Sistemin e Prokurimit Elektronik, ku janë të aksesueshme pa pagesë nga çdo i interesuar dhe në çdo moment.

Pavarësisht investimeve në teknologji dhe transparencës vit pas viti po rriten prokurimet me negocim dhe numri i pjesëmarrësve në gara po bie.

Burimet brenda APP pohuan se institucioni është në krizë për burime njerëzore në dy vitet e fundit. Hetimet e SPAK dhe presionet që duhen të mbajnë entet prokuruese nga drejtuesit po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë ambientin për punonjësit e prokurimeve. Burimet nga APP pohuan se stafet po dorëhiqen, të rinjtë nuk ofrohen dhe ata që janë punë hezitojnë të firmosin.

Sistemi i prokurimeve publike është gjithnjë në fokusin e ndryshimeve ligjore dhe investimeve për transparencë më të lartë, por nga ana tjetër përqendrimi i operatorëve në gara po rritet vit pas viti. Pasojat shihen në rezultatet e garave ku pothuajse të gjitha përfundojnë duke prokuruar fondin limit ose duke e tejkaluar atë kur ka vetëm një pjesëmarrës.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Deri kur do të jetë Serbia ‘tokë pjellore’ për propagandën ruse në Ballkan?
Artikulli tjetër Ish-lojtari i Interit, Francesco Moriero, trajneri i ri i Laçit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.