KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mediat greke: Erdogan shkoi me “dhurata” në Tiranë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mediat greke: Erdogan shkoi me “dhurata” në Tiranë
AktualeOpinionRajoni

Mediat greke: Erdogan shkoi me “dhurata” në Tiranë

Përditësimi i fundit: 11 Tetor, 2024 6:57 am
115 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Mediat greke i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë vizitës së Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në Tiranë. Nga një vëzhgim i bërë nga lapsi.al shihet se në titujt kryesore të tyre dallojnë dronët kamikazë që Ankaraja do të dhurojë për Tiranën dhe hapja e xhamisë më të madhe në Ballkan. Kështu e përditshmja “Ta Nea” shkruan se “Erdogan shkoi me “dhurata” në Tiranë.

Gazeta greke citon kryeministrin shqiptar Edi Rama që lavdëroi miqësinë me Erdogan duke u shprehur se “kjo është një dhuratë që vjen si një mesazh i fortë nga Republika e Turqisë se Shqipëria është e paprekshme”, pa specifikuar numrin apo llojin e dronëve që Ankaraja do të dhurojë. “Megjithatë, ai sqaroi se marrja e dronëve kamikaze turq nuk do të thotë se “Shqipëria do të sulmojë ndokënd”.

“Ta Nea” ndalet edhe tek inaugurimi i xhamisë së re të kryeqytetit shqiptar Namazgjaja duke theksuar se edhe ky ishte një financim turk. “Është xhamia më e madhe në Ballkan, ka 4 minare secila 35 metra të larta dhe struktura e saj të kujton arkitekturën osmane. Përreth xhamisë ka objekte që do të funksionojnë si qendër kulturore, bibliotekë, hapësirë ekspozite, sallë konferencash, “muze bashkëjetese” dhe seminaresh. Ajo do të menaxhohet bashkërisht nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Turqisë” – thuhet në shkrim.

Edhe e përditshmja “Kathimerini” i ka kushtuar mjaft vëmendje inaugurimit të xhamisë së re në Tiranë. “Xhamia, ndërtimi i së cilës filloi në vitin 2015, karakterizohet si më e madhja në Ballkan” – thuhet në shkrim.

CNN Greece e nis shkrimin e saj me një citim të Erdoganit, sipas të cilit, Ankaraja është “ndër 5 investitorët e huaj më të mëdhenj” në Shqipëri, me investime që arrijnë në 3.5 miliardë dollarë. “Më shumë se 600 kompani turke ofrojnë punësim për më shumë se 15 mijë shqiptarë. Bashkëpunimi është edhe ushtarak mes këtyre dy vendeve anëtare të NATO-s: Tirana këtë vit mori dronët e parë Bayraktar TB2 të blerë nga Turqia” – citon CNN.gr.

Ndërsa “Huffington Post” në gjuhën greke nënvizon se Erdogan do të udhëtojë në Shqipëri dhe Serbi, në një turne ballkanik ku “ai kërkon të forcojë lidhjet në një rajon të sunduar dikur nga Perandoria Osmane”. Në shkrim nxirren në pah edhe diferencat që Rama dhe Erdogan patën për Hamasin.

“Erdogan sulmoi Izraelin për luftën në Gaza dhe Liban, duke e akuzuar atë për kryerjen të “gjenocidit”, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe ndihmë humanitare. Edhe Edi Rama ra dakord për nevojën e armëpushimit, por retorika e tij në lidhje me Hamasin ishte e ndryshme nga ajo e presidentit turk, duke e quajtur atë një organizatë terroriste” – citon Huffington Post në gjuhën greke.

“Euronews” në gjuhën greke, gjithashtu ka theksuar marrjen e dromëve kamikazë nga Tirana dhe hapjen e xhamisë së Namazgjasë. “Presidenti turk i kujtoi palës shqiptare çështjen e një lufte të përbashkët kundër terrorizmit, për praninë në Shqipëri të ndjekësve kryesorë të predikuesit Fethullah Gylen (FETO), të cilin Turqia e akuzon si organizatorin e grushtit të shtetit të vitit 2016” – citon Euronews në greqisht duke shtuar se të dy vendet nënshkruan 4 marrëveshje për të forcuar bashkëpunimin në fushën e zhvillimit rural, arsimit si dhe komunikimit dhe medias.

Një panoramë të plotë të vizitës së Erdogan në Tiranë ka bërë edhe televizioni SKAI sipas të cilit turi i tij në Shqipëri dhe Serbi ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve ekonomike me këtë rajon.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri

Ergys Verdho në “rrugën” e Evis Berberit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ish-lojtari i Interit, Francesco Moriero, trajneri i ri i Laçit
Artikulli tjetër Mediat italiane: Qendrat e emigrantëve në Gjadër hapen pas 1 jave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA
Analize Bota Finance Politike Zhvillim 22 Shtator, 2026
Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar
Analize Bota Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.