Edhe 3 pikë për Kosovën , pavarësisht se luhej në transfertë. “Dardanët” treguan lojë efikase në stadiumin “Dariaus Ir Gireno”, duke shënuar dy herë në portën kundërshtare për fitoren e dytë në grupin C2.
Në pjesën e parë Edon Zhegrova solli në epërsi “Dardanët” në minutën e 20-të, pas asistimit të Florent Musliut.
Një gabim i mbrojtjes dardane kushtoi me golin e shënuar nga Paulius Golubickas gjashtë minuta para përfundimit të ndeshjes.
Pas kësaj fitoreje, Kosova renditet e dyta në tabelën e renditjes së grupit me gjashtë pikë, po aq sa edhe Rumania në vendin e parë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndeshjen e radhës “Dardanët” do ta zhvillojnë në “Fadil Vokrri” kundër Qipros, më 15 tetor, nga ora 20:45.
Dy ndeshjet e fundit të grupit Kosova i mbyll në transfertë kundër Rumaninë më 15 nëntor dhe Lituanisë si pritëse tri ditë më vonë, më 18 nëntor.