KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mbërrijnë emrigrantët e parë, anija “Libra” ankorohet në portin e Shëngjinit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mbërrijnë emrigrantët e parë, anija “Libra” ankorohet në portin e Shëngjinit
AktualeFokusKryesoreSociale

Mbërrijnë emrigrantët e parë, anija “Libra” ankorohet në portin e Shëngjinit

Përditësimi i fundit: 16 Tetor, 2024 7:15 am
155 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kanë mbërritur në Shqipëri 16 refugjatët e parë, të kapur në bregdetin italian, sipas marrëveshjes të nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes Giorgia Meloni.

Anija ushtarake Libra, e cila ka mbërritur pranë portit të Shëngjinit, ku edhe është ngritur qendra e parë për pritjen e refugjatëve.

Anija u nis më 14 Tetor në brigjet e Lampedusa dhe u ankorua sot (16 Tetor) me grupin e parë të refugjatëve, në portin e Shëngjinit.

Javën e kaluar u vendosën në funksion qendrat në Shëngjin dhe Gjadër ku do të akomodohen emigrantët e kapur nga autoritetet italiane.

Sipas protokollit të nënshkruar nga Giorgia Meloni dhe Edi Rama, azilkërkuesit do të marrin një përgjigje brenda katër javësh.

Nëse përgjigja është pozitive ata do të transferohen në qendrat e pritjes në Itali, ndryshe do të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Prodecurat për emigrantët

Në portin e Shëngjinit është e para nga dy qendrat e ndërtuara nga italianët dhe e drejtuar nga policia e karabinierët: 3500 metra katrorë për pritjen dhe identifikimin e të sapoardhurve. Pas disa shtyrjeve, qendrat u bënë të aksesueshme vetëm pak ditë më parë.

Në këto ndërtesa migrantët do të freskohen, do t’u jepen rroba të pastra (xhupë dhe tuta blu ose të zeza) dhe një kod QR, do t’i nënshtrohen një kontrolli shëndetësor dhe në fund do të mund të dorëzojnë kërkesën e tyre për azil. Kjo brenda ditës sepse në Shëngjin nuk ka shtretër, shkruan Corriere.

Do të pasohet me kalimin me autobus në qendrën tjetër, atë të Gjadrit.

Një gardh gjigant prej betoni i kryesuar nga gardhe metalike të larta 6  metra kufizon një sipërfaqe prej 70 mijë metrash katrorë të ndarë në tre sektorë: më i madhi është për azilkërkuesit, një seri blloqesh me dhoma me katër krevate të pajisura me kondicioner, tavolina e karrige, dush, dyshekët ende të mbështjellë me celofan dhe ndërsa pastrimi vazhdon.

Nuk ka mensë apo restorant: ushqimi do të vijë gati dhe do të konsumohet në ambientet e përbashkëta.

Qëndrimi këtu është maksimumi katër javë: me procedurën e përshpejtuar të azilit, kjo është koha që pritet të përfundojë procesi.

Pas kësaj, ose njihet mbrojtja ndërkombëtare dhe dërgohen në Itali ose (rezultati më i mundshëm) aktivizohet dekreti i dëbimit.

Tani për tani, Gjadër mund të strehojë maksimum 400 persona, por kantieri është ende i hapur, synohet dyfishimi i kapacitetit të tij.

Një pjesë tjetër e qendrës është e dedikuar për ata të cilëve u është refuzuar azili dhe që presin të riatdhesohen. Super e blinduar: kufizohet nga një gardh katër metra të lartë, një pengesë e dytë përveç gardhit të jashtëm. Brenda ka dhoma për seancat dëgjimore të autoritetit gjyqësor në distancë.

Pas maksimumi tre muajsh, nëse gjithçka shkon mirë, riatdhesimet duhet të bëhen direkt nga Shqipëria, por ende nuk janë përcaktuar marrëveshjet me autoritetet e aeroportit të Tiranës.

Pastaj është një sektor i tretë që është një burg i vogël me 20 vende,  për ata që kanë kryer krime brenda qendrës.

 

Marrë nga Panorama.com.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Policia në qendrat estetike në Tiranë, sekuestrohetn botox kontrabandë
Artikulli tjetër Botohet në Tiranë libri “Martin Camaj, përndjekja dhe liria”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.