KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kandidati për guvernator në Karolinën e Veriut padit rrjetin CNN, për shpifje
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kandidati për guvernator në Karolinën e Veriut padit rrjetin CNN, për shpifje
AktualeBota

Kandidati për guvernator në Karolinën e Veriut padit rrjetin CNN, për shpifje

Përditësimi i fundit: 16 Tetor, 2024 7:29 am
175 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Kandidati republikan për postin e guvernatorit në Karolinën e Veriut, Mark Robinson, ngriti padi të martën kundër rrjetit CNN lidhur me lajmin e muajit të kaluar se ai kishte bërë postime të theksuara racore dhe seksuale në një rrjet mesazhesh të një faqeje pornografike, duke e quajtur lajmin të pamatur dhe shpifje.

Padia në Gjykatën e Lartë të Qarkut Wake, vjen më pak se katër javë pas lajmit që bëri që shumë zyrtarë dhe kandidatë të zgjedhur republikanë, përfshirë kandidatin për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, të distancoheshin nga fushata e zotit Robinson për postin e guvernatorit.

Zoti Robinson, i cili bëri të ditur ngritjen e padisë në një konferencë shtypi në qytetin Raleigh me një avokat nga shteti Virxhinia, ka hedhur poshtë lajmin e rrjetit CNN se ai qëndron pas mesazheve në fjalë.

Rrjeti CNN “vendosi ta publikonte lajmin pavarësisht se e dine ose shpërfilli në mënyrë të pamatur që të dhënat e zv/guvernatorit Robinson, përfshirë emrin, datën e lindjes, fjalëkalimet dhe adresat e emalit që supozohet se ishin të lidhura me llogarinë në faqen pornografike, ishin komprometuar në sulme të mëparshme nga hakerët”, thuhet në aktpadi.

Zoti Robinson, i cili do të bëhej guvernatori i parë zezak në Karolinën e Veriut nëse zgjidhet, e quajti raportimin e rrjetit CNN një “linçim të teknologjisë së lartë” ndaj një kandidati “i cili është vënë në shënjestër që nga dita e parë nga njerëz që nuk pajtohen politikisht dhe duan ta shkatërrojnë”. Rrjeti CNN nuk pranoi të komentonte të martën, tha zëdhënësja Emily Kuhn përmes një emali.

Lajmi i rrjetit CNN, i publikuar më 19 shtator, thoshte se zoti Robinson postoi deklarata më shumë se një dekadë më parë në kanalin e mesazheve të një faqeje pornografike, ku ai e quan veten “nazist zezak”, se i pëlqen pornografia transgjinore dhe e preferonte Hitlerin më shumë se Barack Obamën dhe e kishte kritikuar ashpër udhëheqësin e ndjerë të të drejtave civile, Martin Luther King Jr.

Rrjeti CNN njoftoi se ka identifikuar detajet e llogarisë në faqen pornografike me llogari të tjera në internet të zotit Robinson, duke e krahasuar emrin e përdoruesit, një adresë të njohur emali dhe emrin e tij të plotë.

Lajmi i kanalit CNN thotë se detajet e shkruara nga përdoruesi i llogarisë përputheshin me moshën e zotit Robinson, kohëzgjatjen e martesës dhe të dhëna të tjera biografike. Po ashtu krahasoi frazat e përdorura nga ai në rrjetin Twitter me shprehjet e postuara nga llogaria në faqen pornografike.

Sondazhet pas lajmit të publikuar nga rrjeti CNN tregonin për një epërsi të rivalit demokrat Josh Stein, aktualisht prokuror i përgjithshëm.

Padia, e cila kërkon të paktën 50 milionë dollarë si dëmshpërblim, thotë se përpjekja kundër zotit Robinson “duket të jetë një sulm i koordinuar që synon të dëmtojë fushatën e tij për guvernator”. Aktpadia nuk ofron asnjë provë që rrjeti CNN apo individë të tjerë të kenë planifikuar me grupe të jashtme për të krijuar ato që zoti Robinson pretendon se janë deklarata të rreme.

Në gjykatat e Karolinës së Veriut, një zyrtar publik që ngre akuza për shpifje duhet ta provojë se i akuzuari e dinte se deklarata ishte e rreme ose nuk mori parasysh pavërtetësinë e saj.

Zoti Robinson, 56 vjeçar, u zgjodh në postin e zv/guvernatorit në vitin 2020. Ai thotë se kaloi fëmijëri të varfër dhe ka bërë punë, por që më vonë janë mbyllur, për të cilat ai fajëson Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA).

Fjalimi i tij katërminutësh në Këshillin Bashkiak të Greensboro-s, duke mbrojtur të drejtat e armëmbajtjes dhe ankuar për “demonizimin” e punonjësve të policisë u bë viral. Ky fjalim i siguroi atij një pozitë në bordin e Shoqatës Kombëtare të Armëve dhe popullaritet mes votuesve konservatorë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Garë e ethshme në Izrael/ Partia e “Bibit” siguron pjesën më të madhe të votave

Kush do ta qeverisë Izraelin/ Një ish-gjeneral po rrëzon Netanyahun

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv në Tiranë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Akuzë për sulm ndaj trupave të NATO-s në Kosovë
Artikulli tjetër Freedom House: Liria globale e internetit shënoi rënie për të 14-tin vit, radhazi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.