Avokatët e grave që akuzojnë Mohamed al-Fayed për përdhunim dhe sulm seksual kanë marrë “më shumë se 150 kërkesa të reja” për informacion nga viktima të mundshme dhe njerëz me prova kundër ish-pronarit të Harrods.
Gjatë një konference për shtyp ditën e djeshme, avokatët pretenduan 25 vite sulme seksuale. Të paktën 37 gra kanë akuzuar Mohammed al-Fayed, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 94-vjeçare, për përdhunim dhe sulm seksual. Të paktën 5 prej tyre thonë se ai i ka dhunuar vetë.
Grupi i avokatëve që përfaqësonin viktimat mori “më shumë se 150 kërkesa të reja” për informacion, pasi BBC transmetoi të enjten mbrëma një hetim të titulluar “Al Fayed: një grabitqar në Harrods”. Këto janë kërkesa në emër të “të mbijetuarve dhe njerëzve që kanë prova për Al Fayed”, shpjeguan ata për AFP.
“I lexova të gjitha gazetat dje dhe të jem i sinqertë nuk më befasuan vërtet”, tha për BBC Geta Haugens, një ish-menaxhere e ekipit të femrave të Fulhamit nga 2001-2003.
“E dinim që i pëlqenin vajzat e reja bjonde. Prandaj, ne ishim siguruar që këto situata të mos ndodhnin. Ne i mbrojtëm lojtarët”, vazhdoi ai.