KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: A po e shkatërron Trumpi dollarin?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > A po e shkatërron Trumpi dollarin?
AnalizeBotaFinanceZhvillim

A po e shkatërron Trumpi dollarin?

Përditësimi i fundit: 17 Prill, 2025 8:36 am
231 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Kush është humbësi më i madh nga politika tarifore amerikane në tregjet financiare? Nëse pyet ekspertët e këmbimit valutor, përgjigja është e qartë: Dollari. Ndryshe nga bursat, të cilat kanë arritur të rikuperojnë një pjesë të mirë të humbjeve të tyre, deri tani nuk ka shenja të një rikuperimi të ngjashëm të monedhës amerikane.

Euro në nivelin më të lartë në tre vitet e fundit

Njoftimi i tarifave të reja nga presidenti amerikan Donald Trumpsë fundmi shkaktoi një shitje masive të dollarit. Investitorët iu drejtuan euros, jenit dhe frangut zviceran. Ky është një zhvillim dramatik i pashembullt në historinë e bursës.

Kështu, në vetëm pak ditë, vlera e euros u rrit me plot gjashtë cent në krahasim me dollarin. Në pika të caktuara euro vlen mbi 1,14 dollarë, që është niveli më i lartë në tre vitet e fundit. Indeksi i dollarit, i cili tregon vlerën e monedhës amerikane në krahasim me gjashtë monedhat tjera kryesore, ra në shifra dyshifrore për herë të parë që nga viti 2022. Deri tani nuk ka ndonjë kundërmasë serioze.

Më shumë ulje të normave për shkak të rrezikut të recesionit?

Pas kësaj qëndron frika e investitorëve nga pasojat e politikës doganore të paparashikueshme të Trumpit. Tregu tani vlerëson rreziqet e rritjes për ekonominë amerikane si më të mëdha se rreziqet inflacioniste. Ekspertët besojnë se rreziku që SHBA të hyjë në recesion për shkak të tarifave më të larta të importit është rritur në mënyrë dramatike.

Rezerva Federale e SHBA-së duket se po i përgjigjet këtij skenari duke ulur shpesh normat e interesit. Tregtarët presin tani katër ulje të normës së interesit, e cila mund të bie deri në 1.0 për qind, në 12 muajt e ardhshëm. Për krahasim: përpara “Ditës së Çlirimit”, siç tha Trump kur ngriti të gjtha tarifat, tregu priste vetëm tre ulje të normave të interesit nga Fed.

Trump ka shkatërruar besimin

Statusi i dollarit po rrënohet me shpejtësi. Tregu ka filluar të vërë në dyshim rolin e dollarit si monedhë rezervë botërore. Përjashtimet e shpallura së fundmi për telefonat celularë dhe laptopë si dhe makinat nuk e ndryshojnë këtë, pasi kompanitë ende nuk kanë siguri në planifikim. Për sa kohë mund të vlejnë përjashtimet “e përkohshme”? Gjithçka varet nga lëvizja e radhës e presidentit amerikan Trump.

Është e qartë se ka tani më një shkallë njohjeje me Trumpin, thotë Antje Praefcke, eksperte në çështjet e këmbimit valutor në Commerzbank. “Por dëmi është bërë, besimi është shkatërruar”.

Për sa kohë zgjat kjo pasiguri, siç shpjegoi ajo, për të gjithë të përfshirët në ngjarjet botërore dhe ekonomike, vështirë se mund të pritet një rikuperim i ndjeshëm i dollarit.

Pse Trump dëshiron të dobësojë dollarin?

Por ka të ngjarë që vetë Trumpi e shikon pozitivisht shitjen e monedhës amerikane, pasi dobësimi i dollarit si monedhë rezervë botërore është një nga qëllimet e deklaruara të politikës së tij tarifore. Logjika që qëndron pas kësaj: një monedhë vendase më e dobët redukton borxhin gjigant kombëtar dhe gjithashtu deficitin tregtar të SHBA-së.

Në të njëjtën kohë, zhvlerësimi aktual i dollarit është më shumë një efekt anësor “i planifikuar” i politikës doganore të SHBA nga Trump dhe këshilltarët e tij. Domethënë, qëllimi është që të detyrohen kreditorët amerikanë që në ditët dhe javët në vijim të bëjnë një zhvlerësim të koordinuar të dollarit dhe në këtë mënyrë t’i bëjnë eksportet amerikane më konkurruese. “Marrëveshja Mar-a-Lago” është fjala kyçe.

“Marrëveshje” për të zhvlerësuar dollarin?

Pas kësaj qëndron ideja e Stephen Miran, kryetarit të ri të Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë të Presidentit të SHBA: Bazuar në “Marrëveshjet e Plazas” të vitit 1985, kreditorët e huaj duhet të konvertojnë obligacionet e tyre të qeverisë amerikane në obligacione me një afat jashtëzakonisht të gjatë 100-vjeçar dhe me interes të ulët ose pa interes.

Një tregti që asnjë vend nuk do ta pranonte me dëshirë – përveç nëse kërcënohet me tarifa të larta ose me heqjen e mbrojtjes ushtarake nga SHBA.

Trump dhe Miran po luajnë me zjarrin

Ekspertët janë të bindur: Mirani dhe Trump po luajnë me zjarrin. Kryeekonomisti i LBBW Moritz Kremer flet për “një ide jashtëzakonisht të rrezikshme”. Për të, nuk ka asnjë mënyrë më të sigurt për të minuar besimin në dollar.

“Në të gjitha krizat financiare, aksionet e qeverisë amerikane kanë qenë një strehë e sigurt. Kjo marrëveshje Mar-a-Lago do ta minonte këtë port,” paralajmëron Kraemer. “Rezultati do të ishte një krizë financiare e përmasave globale.”

Rifinancimi i SHBA në rrezik

Në fakt, heqja e dollarit si monedhë rezervë botërore do të kishte pasoja dramatike edhe për vetë Shtetet e Bashkuara. Kërkesa për dollar nuk do të ishte më e madhe ndërsa kërkesa për obligacionet e qeverisë amerikane do të binte ndjeshëm. Të ardhurat do të rriteshin në përputhje me rrethanat.

Prandaj, rifinancimi i thjeshtë si më parë i borxhit të qeverisë amerikane në tregjet financiare do të ishte në prag të pezullimit. Qeveria amerikane nuk do të jetë më në gjendje të marrë hua shuma të pakufizuara parash – edhe pse ka nevojë urgjente, sepse SHBA është, në terma absolutë, vendi me borxhet më të mëdah në botë, me gati 37 trilionë dollarë.

Rënia e dollarit do të prekte drejtpërdrejt edhe kompanitë dhe konsumatorët amerikanë, e rrjedhimisht edhe votuesit e Trumpit. Atyre do t’u duhej të pranonin humbje të mëdha dhe kështu të përballen me pasojat e politikave ekonomike konfuze të presidentit të tyre. Ekonomistët e Goldman Sachs supozojnë se edhe uljet e normave të taksave nuk do të ishin në gjendje ta kompensonin këtë.

Këshilltari i Trump i habitur nga rënia e bursës

A kanë menduar Miran dhe Trump për këtë? Në fakt, koncepti ekonomiko-politik i qeverisë amerikane deri më tani ka rezultuar tepër dritëshkurtër dhe i pamenduar mirë në shumë segmente. Shumë nga pritshmëritë e Miran nuk janë realizuar.

Për shembull, këshilltari i Trump parashikoi në një dokument të shkruar në nëntor 2024 se nuk do të kishte pothuajse asnjë turbullirë në tregjet e aksioneve pas shpalljes së tarifave amerikane.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Turqia mikpritëse e bisedimeve për sigurinë në Detin e Zi
Artikulli tjetër Politika e azilit: Kosova në listën e BE si vend i sigurtë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.