Aeroportet në Bruksel dhe Berlin po përjetojnë pasojat e një sulmi kibernetik.
#Sipas një deklarate të Aeroportit të Brukselit, ofruesi i shërbimit për sistemet e regjistrimit dhe hipjes në bord u godit dje në mbrëmje nga një sulm kibernetik.
Pritet një ndërprerje e konsiderueshme e fluturimeve dhe paralajmërime për vonesa dhe anulime fluturimesh.
Vetëm regjistrimi dhe hipja manuale ishin të mundura në aeroportin që i shërben kryeqytetit belg, ndërsa ofruesi i shërbimit u përpoq ta zgjidhte problemin.
“Pasagjerët duhet të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre përpara se të udhëtojnë”, tha ofruesi i shërbimit të Aeroportit të Brukselit.
Aeroporti tha se, më pas kishte ndërprerë lidhjet me sistemet, duke paralajmëruar se pasagjerët do të duhej të prisnin më gjatë në shërbimin e regjistrimit dhe për të hipur në bord.
“Vetë aeroporti nuk ishte shënjestra e sulmit kibernetik dhe u prek vetëm në mënyrë indirekte”, tha Aeroporti Berlin-Brandenburg.
Ofruesi i sistemit përdoret në aeroportet në të gjithë Evropën dhe besohet se aeroporte të tjera evropiane mund të jenë prekur, gjithashtu.
Aeroporti “Heathrow” i Londrës tha në një njoftim se mund të kishte vonesa pasi një ofrues i palës së tretë i sistemeve të regjistrimit dhe hipjes në bord përgjegjës për disa linja ajrore po përjetonte “një problem teknik”.
Marrë nga Balkanweb.com