KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kryeministri Rama përgënjeshtron veten për “Parkun Eden”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kryeministri Rama përgënjeshtron veten për “Parkun Eden”
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Kryeministri Rama përgënjeshtron veten për “Parkun Eden”

Përditësimi i fundit: 20 Shtator, 2025 10:59 am
153 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në shtator të vitit 2022 Shqipëria ndodhej në kulmin e krizës energjetike. Qeveria kishte shpallur emergjencën dhe qytetarët përballeshin me paralajmërime për rritje të faturave të energjisë. Në të njëjtën kohë, kryeministri Edi Rama i kishte hapur rrugën një projekti prej 410 milionë lekësh në oborrin e Kryeministrisë: “Parkut Eden”.

Vendimi ndezi debat publik dhe shkaktoi një lumë akuzash nga opozita. Rama u përpoq ta shuante polemikën duke mohuar kategorikisht se qeveria kishte shpenzuar para për këtë instalacion.

Por tre vite më vonë, kryeministri ndryshoi qëndrim.

Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, ai pranoi se ndërtimi i “Parkut Eden” ishte një “investim shtetëror”. Pa përmendur shifra konkrete, Rama u kujdes të theksonte se “shpenzimet ishin të papërfillshme krahasuar me vlerën e shtuar që krijojnë”.

“Ky nuk është oborri i shtëpisë time, është një park inovativ i cili do t’i shërbejë të gjithë kryeministrave më pas dhe do të jetë një vlerë e kësaj godine, shumë e shtuar”, deklaroi ai.

Kjo deklaratë bie ndesh me qëndrimin e tij të shtatorit 2022.

“Qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për asnjë lloj instalacioni në mjediset e Këshillit të Ministrave,” shprehej Rama.

Nëse atëherë “Parku Eden” ishte një shpenzim i mohuar, në vitin 2025 është shndërruar në simbol krenarie për Kryeministrin.

Si duket sot ‘Parku Eden’?

Për herë të parë, pamjet e “Parkut Eden” u publikuan këtë fillimviti nga vetë kryeministri Edi Rama. Ai zgjodhi që urimin për Vitin e Ri 2025 ta përcillte nga instalacioni prej druri i ndërtuar në oborrin e Kryeministrisë, i cili ishte pjesërisht i përfunduar.

Në videon e shpërndarë nga Rama, kamera ndjek kryeministrin teksa përshkon hapësirat e reja. Pamjet nisin me akuariumin që rrethon strukturën vertikale prej druri, ku shfaqen peshq të shumtë. Më pas, Rama ngjitet në çdo kat të parkut duke treguar ambientet e mbushura me gjelbërim, lule dhe pemë të vendosura në mënyrë dekorative.

Në fund të videos, kryeministri ngjitet shkallëve spirale që çojnë në tarracë, nga ku ofrohet një panoramë mbi Tiranën, përpara se të zbresë sërish dhe të japë urimin për shqiptarët.

‘Parku Eden’ u inagurua në muajin qershor.

“Ky ishte kulmi i jetës sime arkitekturore. Hapja e Kopshtit tonë ishte e mbushur me heronj, mentorë dhe miq. Nuk mund të mos ndihem pak si një fëmijë që i tregon prindërve një vizatim dhe thotë: “Shiko çfarë bëra.” – shkruante arkitekti austriak Chris Precht teksa ndante pamjet e inagurimit të ‘Parkut Eden’.

Përgënjështrimi nga Faktoje

Edhe tre vite më parë, Faktoje përgënjeshtroi deklaratat e Ramës duke sjellë prova të kundërta. Nga verifikimi i bërë në shtator 2022 rezultoi se qeveria kishte ngarkuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit për zbatimin e instalacionit prej druri në oborrin e Kryeministrisë, të quajtur “Parku Eden”. Projekti parashikonte edhe prodhimin e energjisë përmes paneleve diellore, me një kosto totale prej 410 milionë lekësh ose rreth 3.7 milionë euro me kursin e kohës. Projekti ishte hartuar nga studio austriake Precht, e specializuar në ndërtim ekologjik me materiale natyrale nën drejtimin e arkitektit Chris Precht.

Objekti parashikonte, ngritjen e një parku të gjelbër vertikal, me mjedise pune, hapësira për takime dhe eventesh publike, në funksion të aktivitetit të Kryeministrisë, të institucioneve të tjera apo edhe shoqërisë civile.

Po ashtu, mbulimin e tarracës së kryeministrisë me 1,700 m² panele fotovoltaike si dhe sisteme të riciklimit të ujit të shiut.

Asokohe FSHZH e përshkruante projektin si “unik” dhe “model të qëndrueshmërisë mjedisore”.

Përfundim

Nisur nga verifikimi i kryer dhe informacionet e mbledhura, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se “qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për asnjë lloj instalacioni në mjediset e Këshillit të Ministrave”, e kategorizojmë të pavërtetë.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rritja e eksporteve me Kosovën është imagjinare
Artikulli tjetër Aeroportet në Berlin dhe Bruksel goditen nga një sulm kibernetik

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.