KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rritja e eksporteve me Kosovën është imagjinare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rritja e eksporteve me Kosovën është imagjinare
AnalizeEkonomiKryesoreRajoniSociale

Rritja e eksporteve me Kosovën është imagjinare

Përditësimi i fundit: 20 Shtator, 2025 10:57 am
233 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Eksportet shqiptare këtë vit janë përfshirë në një rritje imagjinare në letra, për shkak të përfshirjes në llogaritje të mallrave që kalojnë nga Shqipëria tranzit drejt Kosovës.

Në janar- gusht 2025 vlera zyrtare e eksporteve shënoi 264,7 miliardë lekë me rritje 3,5 % raporton INSTAT, duke referuar se grupi që ka ndikuar më së shumti rritjen e eksporteve janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +10,0 pikë përqindje.

Rritja e eksporteve është ndikuar nga Kosova, shitjet drejt të cilës u rritën me 75.5% në tetë-mujor, dhe gati dyfish për gushtin (+94.6%) e ndikuar kryesisht nga grupi “mineralet, lëndët djegëse e energjia”.

Nga 9,9 miliardë që janë rritur eksportet në total në vlerë, shitjet e Kosovës janë zgjeruar me 20.1 miliardë lekë, për 8 mujorin, duke amortizuar rënien e eksporteve drejt shteteve të tjera, kryesisht drejt Italisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Eksportet drejt Kosovës zunë 17.8% të totalit në 8 mujorin 2025, nga rreth 10% të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u renditur e dyta pas Italisë (38.8%).

Por, rritja e fortë e eksporteve me Kosovën ka të bëjë me faktin se që nga 1 janari 2025 tranzitet e karburantit drejt Kosovës raportohen edhe si ri-eksporte, duke ndikuar në zgjerimin e fortë të eksporteve në vlerë. Eksportet reale drejt Kosovës kanë një tendencë rritje normale prej 510%, sipas infove nga Dogana.

Duke hequr efektin e ndryshimit të metodologjisë, që nuk janë eksportet reale drejt Kosovës, por tranzit i produkteve përmes Shqipërisë, tendenca reale e eksporteve në total, vijon me rënie, me rreth 8- 9 miliardë lekë ose minimumi -3%.

Monitor mësoi se doganat dhe INSTAT janë duke punuar për saktësimin e kodeve dhe ecuria e saktë e eksporteve do të mësohet në vijim.

Lëndët djegëse, energjia e mineralet, rritja nga Kosova“Minerale, lëndë djegëse e energji” është grupi me rritjen më të madhe në 8- muajt e parë e këtij viti. Për janar-gusht, eksportet arritën në gati 75 miliardë lekë, me një rritje prej 51% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur efektin kryesor e kishin shitjet e Bankers Petroleum në Spanjë, ose energjia, ndikimin kryesor në këtë tendencë e ka dhënë Kosova, që ka pasur një zgjerim të fortë të shitjeve të grupmallit “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre”, që siç u shpjegua më lart ka të bëjë me riklasifikimin e eksporteve drejt shtetit fqinj.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Skema që garanton përfundimin e ndërtimeve të reja
Artikulli tjetër Kryeministri Rama përgënjeshtron veten për “Parkun Eden”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.