KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Arrestohet në Serbi një biznesmen britanik, akuzohet për komplot
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Arrestohet në Serbi një biznesmen britanik, akuzohet për komplot
BotaFokusRajoniSociale

Arrestohet në Serbi një biznesmen britanik, akuzohet për komplot

Përditësimi i fundit: 2 Qershor, 2025 8:56 am
250 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një biznesmen britanik është arrestuar në Serbi dhe përballet me ekstradim drejt SHBA-së, ku akuzohet për kontrabandë të teknologjisë së ndjeshme ushtarake amerikane në Kinë dhe për pjesëmarrje në një komplot për të heshtur një kritik të presidentit kinez Xi Jinping.

John Miller, 63 vjeç, u ndalua më 24 prill në Beograd dhe u identifikua nga autoritetet amerikane këtë fundjavë. Ai është banor në SHBA dhe sipas “Mail on Sunday”, vjen nga Tunbridge Wells, Kent.

Së bashku me një shtetas kinez, Cui Guanghai, Miller përballet me akuza të shumta federale në SHBA që lidhen me kontrabandë, përndjekje dhe shkelje të Aktit për Kontrollin e Eksportit të Armëve.

Sipas dokumenteve të gjykatës, dyshja ka diskutuar mënyra për të kontrabanduar pajisje të avancuara enkriptimi drejt Kinës, përmes korrierëve brenda SHBA-së. Ata kishin paguar një depozitë prej 10 mijë dollarësh për një pajisje kriptografike. Më tej, pretendohet se nga nëntori i vitit 2023, ata kishin tentuar të blinin pajisje ushtarake të ndjeshme amerikane, përfshirë raketa, radarë të mbrojtjes ajrore, dronë dhe mjete të tjera enkriptimi.

Hetimet zbuluan se Miller dhe Cui komunikonin me dy persona të tjerë, të identifikuar si “Individi 5” dhe “Individi 6”, për të trafikuar pajisje ushtarake brenda objekteve të zakonshme, si një blender apo një ndezës motori.

Por përtej kontrabandës, aktakuza e përfshin Miller edhe në një komplot për të ndalur një kritik të qeverisë kineze në SHBA nga shprehja e mendimit të lirë.

Sipas prokurorisë, viktima ishte një banor amerikan që kishte kritikuar publikisht Presidentin Xi dhe planifikonte të publikonte një video artistike me statuja që ironizonin udhëheqësin kinez dhe bashkëshorten e tij. Në javët para samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Los Angeles, Miller dhe Cui dyshohet se kanë drejtuar një plan për ndjekje, gjurmim dhe sabotim të veprimtarisë së viktimës.

Ata akuzohen për vendosjen e një pajisjeje gjurmimi në makinën e tij, prerje të gomave dhe shkatërrim të veprave të artit. Dy personat me të cilët komplotuan për këtë, rezultuan të ishin nën drejtimin e FBI-së.

Hetimet zbuluan gjithashtu se Miller dhe Cui kishin paguar afro 36,500 dollarë për të bindur viktimën të mos publikonte videot.

Nëse shpallen fajtorë, Miller dhe Cui mund të përballen me deri në 40 vjet burgim në total, përfshirë 20 vjet për shkelje të ligjit për eksportin e armëve dhe 10 vjet për kontrabandë. Autoritetet amerikane kanë konfirmuar se po punojnë ngushtësisht me homologët serbë për procedurat e ekstradimit.

 

Marrë nga Daily Mail

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm FBI arreston një person në Colorado, plagosi disa demonstrues pro-izraelitë
Artikulli tjetër Nis vala e të nxehtit afrikan në Shqipëri, paralajmërohet verë të thatë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën
Analize Kryesore Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.