KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Biden-i e quan Zelensky-n “kokëfortë dhe mosmirënjohës”, në librin e ri të kujtimeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Biden-i e quan Zelensky-n “kokëfortë dhe mosmirënjohës”, në librin e ri të kujtimeve
AktualeBotaKomentSociale

Biden-i e quan Zelensky-n “kokëfortë dhe mosmirënjohës”, në librin e ri të kujtimeve

Përditësimi i fundit: 18 Nëntor, 2026 10:28 am
86 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në një libër të ri me kujtime, ish-presidenti amerikan, Joe Biden, ka kritikuar Volodymyr Zelenskyn, i cili e ka udhëhequr Ukrainën gjatë katër vjet e gjysmë luftë kundër Rusisë.

Sipas Bidenit, presidenti ukrainas ishte “i vështirë për të bashkëpunuar”, “me humor të ndryshueshëm dhe kokëfortë gjatë bisedave tona private” dhe “jo aq mirënjohës sa kisha pritur” për mbështetjen diplomatike dhe ndihmën ushtarake amerikane.

Libri i kujtimeve të Bidenit, “Promise Me, America”, është botuar të martën, pak para ditëlindjes së tij të 84-t dhe në një kohë kur ai po përballet me kancer të avancuar të prostatës.

Libri, i cili në pjesën më të madhe paraqet me mburrje arritjet e tij gjatë qëndrimit në detyrë, me pak pranime të dështimeve që përfundimisht çuan në vlerësimin e vetë partisë së tij se ai nuk ishte i përshtatshëm për të vazhduar në detyrë, dhe në detyrimin për t’u tërhequr nga gara presidenciale e vitit 2024 kundër Donald Trumpit, nuk është pritur mirë nga kritikët.

Lufta në Ukrainë zë një pjesë të madhe të mesit të librit. Duke përshkruar bisedimet zhgënjyese me presidentin rus, Vladimir Putin, Bideni rrëfen zhvillimet që i paraprinë luftës dhe bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Ukrainës, nga pushtimi në shkurt të vitit 2022 deri në largimin e tij nga detyra në janar të vitit 2025.

Por, portreti që ai i bën Zelenskyt nuk është tërësisht negativ.

“Kisha pasur shqetësime se presidenti Zelensky, i cili vinte nga një sfond kaq i pazakontë (si komedian dhe aktor), mund të mos kishte cilësitë e duhura për një krizë të tillë”, shkruan Biden. “Kjo nuk ishte një komedi televizive”.

Megjithatë, ish-presidenti shton se mbeti i impresionuar nga qëndrueshmëria e Zelenskyt dhe se ishte “i kënaqur që shqetësimet e mia dolën të pabazuara”.

Bideni vlerëson gjithashtu aftësitë komunikuese të Zelenskyt dhe përshkruan vizitën e tij sekrete në Kiev në shkurt të vitit 2023, kur djali i atëhershëm 10-vjeçar i presidentit ukrainas i dhuroi një vizatim të një sistemi të mbrojtjes ajrore të furnizuar nga SHBA-ja, së bashku me mesazhin: “Faleminderit që po e ndihmoni babanë tim të na shpëtojë të gjithëve”.

Por këto vlerësime zbehen përballë gjykimit të Bidenit për mënyrën se si Zelensky e pranoi mbështetjen amerikane.

“Natyrisht, ishim krenarë për aleatët tanë ukrainas. Por duhet ta pranoj se bashkëpunimi me Zelenskyn mund të ishte i vështirë. Pavarësisht guximit të tij dhe të ukrainasve, ata e vunë në provë durimin tonë në shumë raste, duke kërkuar më shumë armatime dhe para. Shtetet e Bashkuara kanë burime të jashtëzakonshme, por ato nuk janë të pakufizuara. Populli amerikan duhet ta dijë se ne morëm një kthim të mirë nga investimi ynë; pothuajse të gjitha paratë u shpenzuan në Shtetet e Bashkuara për sistemet tona të armëve, shpenzime që sollën më shumë vende pune në vendin tonë”, shkruan Bideni.

“Zelensky mund të ishte me humor të ndryshueshëm dhe kokëfortë gjatë bisedave tona private, si dhe jo aq mirënjohës sa do të kisha pritur. Kjo mund të ishte zhgënjyese dhe ia bëra të qartë këtë pa lënë vend për keqkuptime. Megjithatë, refuzova t’i braktisja ukrainasit, të cilët kishin një shpirt të jashtëzakonshëm luftarak. Edhe Zelensky e kishte një të tillë”, thuhet më tej në libër.

Vlerësimi i Bidenit sjell ndërmend në mënyrë të pakëndshme sjelljen e Trumpit dhe JD Vance, të cilët e fyen dhe e nënçmuan Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë në shkurt të vitit 2025, duke e akuzuar se ishte mosmirënjohës dhe “jorespektues”.

Edhe zyrtarë të lartë të administratës Trump e kanë fyer Zelenskyn. Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, sipas raportimeve, e kishte quajtur atë “një bastard të vogël”, “fëmijë me nevoja të veçanta” dhe “Mr Bean nën ndikimin e drogës”.

Por në një përgjigje të sulmeve të Trumpit, Zelensky i kishte thënë televizionit Fox News: “Jam mirënjohës ndaj presidentit Trump dhe Kongresit, për mbështetjen dypartiake, dhe gjithmonë kam qenë shumë mirënjohës në emër të gjithë popullit tonë”.

Një vit e gjysmë më vonë, ndërsa vazhdon të udhëheqë luftën e Ukrainës kundër Rusisë, Zelensky po përpiqet gjithashtu të negociojë paqen, duke u përpjekur që Trumpi të mos bëjë shumë lëshime ndaj Moskës.

Zelensk nuk e ka komentuar ende vlerësimin e Bidenit.

 

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kush qëndron pas çmimit që Rama mori nga rabinët, në Bruksel?
Artikulli tjetër Alizoti: “Të rinjtë dhunohen ndërsa policët shofer të Agasit”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.