KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Britania do t’i sigurojë 3.6 miliard dollarë Ukrainës, brenda vitit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Britania do t’i sigurojë 3.6 miliard dollarë Ukrainës, brenda vitit
AktualeBotaFinance

Britania do t’i sigurojë 3.6 miliard dollarë Ukrainës, brenda vitit

Përditësimi i fundit: 17 Janar, 2025 9:08 am
233 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Britania dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje 100-vjeçare të enjten, ku Britania zotohet t’i sigurojë Ukrainës 3.6 miliardë dollarë ndihma ushtarake këtë vit.

Marrëveshja u njoftua gjatë një konference të përbashkët për shtypin në pallatin presidencial në Kiev, ku Kryeministri britanik Keir Starmer iu bashkua Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Zoti Starmer është në udhëtimin e tij të parë në Ukrainë që nga marrja e detyrës.

Kryeministri Starmer e quajti marrëveshjen historike dhe tha se partneriteti i ri “pasqyron lidhjet e forta mes dy vendeve tona”. Partneriteti do të përfshijë bashkëpunimin në fushat e kulturës, arsimit, shkencës dhe teknologjisë.

Lidhur me ndihmën ushtarake për luftën e saj kundër Rusisë, Kryeministri Starmer tha se Britania ka në plan t’i japë Ukrainës një hua prej mbi 2.6 miliardë dollarësh. Ai tha se kredia “do të paguhet jo nga Ukraina, por nga interesi i fondeve të ngrira ruse”. Zoti Starmer njoftoi gjithashtu se Britania po i siguronte Ukrainës 150 mjete artilerie dhe një sistem të ri të lëvizshëm të mbrojtjes ajrore.

Në komentet e tij, Kryeministri Starmer vlerësoi aleatët e Ukrainës, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, për kontributin në suksesin që Ukraina ka patur përballë “agresionit nga Rusia”. Ai tha se donte t’i vlerësonte publikisht Shtetet e Bashkuara për “punën që SHBA ka bërë këtu, mbështetjen që kanë dhënë, sepse ka qenë një komponent jetik i asaj që ka qenë një arritje mjaft e pabesueshme nga Ukraina”.

Komentet vijnë vetëm disa ditë përpara se të marrë detyrën Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që ka kritikuar mbështetjen amerikane për Ukrainën, dhe një ditë pasi i përzgjedhuri nga presidenti i ri për të qenë sekretari amerikan i Shtetit, senatori republikan Marco Rubio, i tha një komisioni të Senatit se lufta duhet të përfundojë.

Duke folur në seancën për konfirmimin e tij, senatori Rubio e quajti konfliktin një “luftë rrënimi” dhe një “ngërç” që duhet t’i jepet fund. Ai tha se hapi i parë duhet të jetë një armëpushim që ndalon luftimet tokësore, të cilat për mbi një vit kanë ndodhur kryesisht në Ukrainën lindore.

Zoti Rubio e quajti shkatërrimin në Ukrainë “të jashtëzakonshëm”, duke thënë se “do të duhet një brez për t’u rindërtuar”.

“E vërteta e çështjes është se në këtë konflikt, nuk ka asnjë mënyrë që Rusia ta marrë të gjithë Ukrainën”, tha zoti Rubio. “Është gjithashtu jo-realiste të besohet se në njëfarë mënyre, një vend me përmasat e Ukrainës… gjithashtu do t’i shtyjë këta njerëz deri atje ku gjendeshin përpara sulmit”.

Por edhe ndërsa ai argumentoi për një zgjidhje të negociuar për t’i dhënë fund luftimeve që filluan me pushtimin e Rusisë në shkurt 2022, senatori Rubio tha se nuk ka gjasa që të ketë shumë ndryshime në vijat aktuale të betejës. Rusia aktualisht mban rreth një të pestën e masës tokësore ukrainase të njohur ndërkombëtarisht.

Demokratët, dhe disa republikanë në komision, vazhduan të shprehin mbështetjen e tyre për më shumë ndihma ushtarake për Ukrainën, duke thënë se ishte e rëndësishme t’i jepej Kievit ndikim bisedimet e ardhshme për paqe me Moskën.

Por zoti Rubio tha se një nga problemet kryesore të Ukrainës nuk ishte mungesa e municioneve apo parave, por paaftësia e saj për të stërvitur dhe rekrutuar forca mjaftueshëm.

Në konferencën për shtyp të së enjtes në Kiev, Presidenti Zelenskyy refuzoi të spekulojë se si do të dukej mbështetja amerikane për Ukrainën me administratën e re Trump.

“Është shumë herët për të folur për detajet, sepse ende nuk kemi patur një bisedë të detajuar me administratën e re amerikane për garancitë e sigurisë”, tha ai.

Presidenti i zgjedhur Trump ka shprehur skepticizëm për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake të Shteteve të Bashkuara për Kievin dhe është zotuar vazhdimisht se do t’i jepte fund luftës kur të marrë presidencën të hënën.

Ditët e fundit, ndihmësit e tij kanë thënë se afati i ri kohor për t’i dhënë fund luftës janë 100 ditët e para të administratës së tij, që do të ishte deri në fund të prillit.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Protestuesit rikthehen pranë Ministrisë së Arsimit, rinisin tensionet

Arbitrat shqiptarë gjykojnë dy ndeshje në UEFA Europa League dhe UEFA Conference League

Pse serbët i urrejnë shqiptarët?

Protestë e tensionuar tek Ministria e Arsimit

GJKKO vendos avokatë të Ndihmës Juridike Falas për Erion Veliajn

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 87 minatorë të vdekur në një minierë ari në Afrikën e Jugut
Artikulli tjetër 5 atentate me vrasje në 12 ditë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

OJF-të e propagandës, edhe 9 miliardë lekë shtesë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 13 Tetor, 2026
Përshkallëzohet protesta në Ministrinë e Arsimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Tetor, 2026
Vjedhje e hapur me hemodializën pas përfundimit të koncesionit
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 13 Tetor, 2026
Bryzh/ Banda shqiptare rrezikon dënime të ashpra, pasi mbushi qytetin me kokainë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 13 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.