KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Brukseli/ Vritet një polic dhe një shqiptar, pranë Parlamentit Evropian
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Brukseli/ Vritet një polic dhe një shqiptar, pranë Parlamentit Evropian
AktualeAnalizeBotaFokusKryesoreSociale

Brukseli/ Vritet një polic dhe një shqiptar, pranë Parlamentit Evropian

Përditësimi i fundit: 12 Nëntor, 2026 10:16 am
128 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Nga Laura Wellens

Të shtënat e para ndodhën të hënën, më 12 tetor, në orën 17:50, në rrugën Wiertz, në Ixelles, në zemër të lagjes evropiane dhe pranë Parlamentit Evropian. Autorët qëlluan një burrë në gjoks, në hollin e një pallati banimi. Ai ndërroi jetë në vendngjarje, pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës.

Ngjarja ndodhi në orët e pasdites, kur ishte ende dritë dhe në zonë kishte shumë njerëz në rrugë. Kjo është një lagje ku banojnë shumë punonjës të institucioneve evropiane.

Viktima, një shtetas shqiptar, u qëllua me shtatë ose tetë plumba pistolete. Më pas, tre ose katër autorët u larguan nga vendngjarja. Burri nuk kishte precedentë penalë në Belgjikë, por, sipas disa burimeve, gjithçka tregon për një larje hesapesh në botën e trafikut të drogës. Ngjarja paraqet të gjitha karakteristikat e një vrasjeje me pagesë.

Gjatë konferencës së parë për shtyp pas vrasjes së policit El Talbi, Prokuroria e Brukselit deklaroi se nuk dukej të kishte lidhje mes dy atentateve.

Megjithatë, hetuesit tashmë janë të bindur se pas të dyja ngjarjeve qëndrojnë të njëjtët autorë. Prokuroria nuk e konfirmon këtë lidhje, por pamjet e kamerave të sigurisë kanë sjellë një përparim të rëndësishëm në hetim.

Makina e grabitur me dhunë

Disa orë pas ngjarjes në Ixelles, Nordine El Talbi dhe kolegët e tij të njësisë kundër grabitjeve të policisë së Brukselit po kërkonin një automjet Volkswagen T-Cross. Autorët e kishin vjedhur makinën më herët, gjatë mbrëmjes së së njëjtës të hënë, nëpërmjet një grabitjeje me dhunë në Tubize.

Rreth mesnatës, policët e panë automjetin të parkuar përgjatë bulevardit Carton de Wiart, në Jette. Kur El Talbi iu afrua në këmbë për të kontrolluar situatën, personat brenda makinës hapën zjarr ndaj tij. Një plumb e goditi në kokë, duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas prokurorit të Brukselit, Julien Moinil, në automjet ndodheshin pesë persona dhe njëri prej tyre qëlloi plumbin fatal. Autorët lanë në trotuar, pranë makinës, tre armë zjarri dhe u larguan në këmbë.

Katër të dyshuar u ekstraduan nga jashtë vendit

Autorët e dyshuar të të dyja vrasjeve u larguan jashtë Belgjikës pas ngjarjeve. Më pak se një javë më vonë, policia arrestoi tre prej tyre në Almería të Spanjës, ndërsa dyshohet se po udhëtonin drejt Marokut. Një i katërt u arrestua në një stacion treni në Paris.

Njëri prej katër të dyshuarve është i mitur. Ndërkohë, autoritetet e huaja kanë dorëzuar në Belgjikë të katër të dyshuarit.

Menjëherë pas të shtënave, policia arrestoi në Bruksel edhe dy persona të tjerë të dyshuar. Dhoma e Këshillit vendosi lirimin e njërit prej tyre, për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme, ndërsa i dyshuari tjetër vijon të qëndrojë në qeli.

Të gjithë të dyshuarit janë banorë të Brukselit dhe njihen si persona të përfshirë në botën e trafikut të drogës. Sipas Prokurorisë, hetuesit kanë gjetur gjithashtu një sasi të konsiderueshme droge në automjetin e grabitur.

Lidhjet mes ngjarjeve mbeten objekt hetimi

Për rrjedhën e saktë të ngjarjeve dhe motivin e tyre ende ka shumë paqartësi. Ajo që dihet është se autorët fillimisht vranë shtetasin shqiptar, më pas grabitën me dhunë automjetin në Tubize dhe, në fund, qëlluan për vdekje policin El Talbi.

Hetimet e mëtejshme pritet të zbardhin se si lidhen saktësisht të gjitha këto ngjarje me njëra-tjetrën.

 

Marrë nga HLN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA anulon pjesëmarrjen në Botërorin U17 që do të mbahet në Katar
Artikulli tjetër Shqipëria me ndryshime ndaj Finlandës, Maran përgatit surprizën në formacionin titullar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.