KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Cikloni në Francë, dhjetëra mijëra banorë pa ujë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Cikloni në Francë, dhjetëra mijëra banorë pa ujë
AktualeBotaSociale

Cikloni në Francë, dhjetëra mijëra banorë pa ujë

Përditësimi i fundit: 20 Dhjetor, 2024 9:29 am
134 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Dhjetëra mijëra banorë janë ende pa ujë në Mayotte, pasi territori francez në Oqeanin Indian u shkatërrua nga cikloni Chido, ndërsa shpëtimtarët mundohen të gjejnë personat e zhdukur.

Shifrat paraprake nga Ministria e rendshme e Francës raportojnë se 22 persona kanë humbur jetën, por prefekti i Mayotte ka paralajmëruar se numri mund të rritet.

Punonjësit shëndetësorë janë të shqetësuar se sëmundjet infektive mund të përhapen, pasi banorët kanë raportuar mungesë të ujit të pastër të pijshëm dhe dyqanet po zvogëlojnë furnizimet.

Banorët e ishullit kaluan një natë të parë nën shtetrrethim midis orës 22:00 të ditës së martë dhe 04:00 të së mërkurës si pjesë e masave për të parandaluar grabitjet.

“Të gjithë po nxitojnë drejt dyqaneve për ujë. Ka një mungesë të përgjithshme,” i tha AFP-së një qytetar, ndërsa ecte me disa shishe në dorë në komunitetin Pamandzi jashtë ishullit kryesor të arkipelagut.

Autoritetet kanë thënë se prioriteti i tyre është rikthimi dhe funksionimi i impianteve të dëmtuara të ujit. Të mërkurën, ata thanë se sistemi i ujit ishte rivendosur pjesërisht dhe ata shpresonin që 50% e popullsisë së ishullit do të ketë akses në ujë deri në mbrëmje.

Qeveria franceze tha se 120 ton ushqim do të shpërndahen shumë shpejt, ndërsa Presidenti Emmanuel Macron planifikon të vizitojë Mayotte të enjten.

Gjysma e territorit mbetet pa energji elektrike. Një shtetrrethim i vendosur kërkon që njerëzit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për gjashtë orë gjatë natës për të parandaluar grabitjet. “Ne nuk kemi energji elektrike. Kur bie nata, ka njerëz që përfitojnë nga ajo situatë”, tha për Radio France Internationale Ambdilwahedou Soumaila, kryebashkiaku i kryeqytetit, Mamoudzou.

Mayotte është një nga pjesët më të varfra të Francës, shumica e banorëve të saj jetojnë në baraka. Chido është stuhia më e keqe që ka goditur arkipelagun në 90 vite, solli erëra me shpejtësi prej më shumë se 225 km/h të shtunën, duke rrafshuar zonat ku njerëzit jetojnë në kasolle me çati prej llamarine dhe duke lënë fusha me papastërti dhe mbeturina.

 

Marrë nga AFP

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Prokuroria e Tiranës kërkon arrestimin e dy personave, transferuan 11 milionë euro jashtë vendit
Artikulli tjetër Asllani shënon nga goditja e këndit, me Interin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.